HomeShoqëri

” Bizneset lokale janë të interesuara për pronën shoqërore”

"Ka mjaft blerës lokal që janë të interesuar të investojnë kapitalin e tyre në pronat shoqêrore", është thënë në një takim midis kryetarit të komu

Vizita e ambasadorit të OSBE-së në Bujanoc dhe Preshevë
Mustafi emërohet këshilltar për Luginë nga Kryeministri Kurti
35 vjet më parë shqiptarët në ish Jugosllavi refuzuan të hapin „Frontin jugor“ të luftës: Lugina prezantohej nga Rexhep Hasani

“Ka mjaft blerës lokal që janë të interesuar të investojnë kapitalin e tyre në pronat shoqêrore”, është thënë në një takim midis kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti me drejtuesë rajonal të Odës Ekonomike të Serbisë.

Për temat tjera të takimit, Pajaziti ka shkruar:

Me drejtuesë rajonal të Odës Ekonomike të Serbisë të kryesuar nga kryetari i saj për Rrrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës, Goran Joviq dhe kordinatori pët Bujanoc, Lulzim Rashiti, sot zhvilluam një bisedë konstruktive lidhur me bashkëpunimet që na presin në periudhën e ardhshme.

Në veçanti u fokusuam në përgatitjet e marrëveshjes, e cila së shpejti do të lidhet midis tyre dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

U përqendruam edhe në domosdoshmërinë e privatizimit të ndërmarrjeve shtetëtore dhe ndikimit që mund të ketë Oda Ekonomike, duke patur parasyshe faktin se ka mjaft bleres lokal që janë të interesuar të investojnë kapitalin e tyre.

U pajtuam se me një bashkëpunim ekonomik mund të thyhen shumë barriera, përfshirë këto në Ballkanin perëndimor.

COMMENTS