HomeNë fokus

Mustafa: Të nis dialogu për zbatimin e „Planit 7 pikësh“

Në Beograd është zhvilluar takimi i rradhës i Këshillave Kombëtare të pakicave nacionale në Serbi. Në prezencën e kryeministres, Ana Brnabiq, d

Asfalti shkon te “ Haxhi Musa “
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Termi “Lugina e Preshevës” na u soll nga Amerikanët (Pjesa 33)
Paguhen mjetet për shoqëritë kulturo-artistike dhe bizneset

Në Beograd është zhvilluar takimi i rradhës i Këshillave Kombëtare të pakicave nacionale në Serbi.

Në prezencën e kryeministres, Ana Brnabiq, dhe ministrave tjerë qeveritar, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ka kërkuar nisjen e dialogut për „Planin 7 pikësh“, por edhe realizimin e kërkesave tjera në arsim, kulturë, informim, etj.

Postimi i Mustafës:

INJORIMI DHE NEGLIZHIMI I KËRKESAVE TË SHQIPTARËVE NUK ËSHTË RRUGA. HAPNI DIALOGUN PËR “PLANIN 7 PIKËSH” .

Në mbledhjen e Këshillit Republikan për Pakicat Nacionale në Beograd kërkova zgjidhje urgjente për nostrifikimin e diplomave dhe ndërprerjen e pasivizimit dhe rikuperimin e adresave gjithë atyre që i kanë humbur në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Çështja e abuzimit me të drejtat më fundamentale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës tashmë është pjesë e raporteve ndërkombëtare si të Parlamentit Evropian ashtu edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Neglizhimi dhe injorimi nuk është rruga. Hapni dialogun për “Planin 7 pikësh” me përfaqësuesit politik e institucional të shqiptarëve të Luginës, theksova në mbledhjen në të cilën morën pjesë kryeministrja Ana Bërnabiq, Ministrja për drejtat e njeriut, Minoriteteve dhe Dialog Shoqëror – Gordana Çomiq, Ministri I Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – Branko Ruzhiq, Ministrja e Drejtësisë – Maja Popoviq, përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale, përfaqësuesit e 21 Këshillave Nacionale të minoriteteve, etj.…

Gjithashtu, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkova dinamizimin e zgjidhjeve në arsim me tekstet mësimore, mungesën e korrektësisë në konkurset dhe mundësitë në kulturë dhe informim.

Pika e rendit ditës për datat e rëndësishme historike dhe simbolet kombëtare të komuniteteve mbeten të diskutohen në një mbledhje të radhës, përderisa Fondi i Minoriteteve është përcaktuar për fushën e arsimit.

Ndërkaq, u njoftuam se regjistrimi i popullsisë tashmë është shtyrë për tetorin e vitit 2022 me ç‘rast Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar të jetë pjesë me përgjegjësi e këtij procesi të rëndësishëm në përcaktimin e numrit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

COMMENTS