HomePolitikë

Pajazitì më fjalë të mëdha për kryeministrin Kurti: Do ta zyrtarizojmë bashkëpunimin, ai po bën gjëra të mira për Luginën

Kryetari i APN-së në Bujanoc, njëkohësisht prijësi i Frontit për Ndryshim i cili doli fitues në zgjedhjet lokale, Arbër Pajaziti, e ka cilësuar sh

Konkurs i komunës së Preshevës për shoqatat qytetare
Kurorëzohet Kapiteni i KF “Tërnoci”
Kjo është autoambulaca moderne për Bujanocin

Kryetari i APN-së në Bujanoc, njëkohësisht prijësi i Frontit për Ndryshim i cili doli fitues në zgjedhjet lokale, Arbër Pajaziti, e ka cilësuar shumë lartë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se po bën gjëra konkrete për Luginën.

Pajaziti ka thënë se disa qarqe lokale politike po mundohen ta njollosin atë para kryeministrit, por ka shtuar se me intelektin e jashtëzakonshëm që posedon, Albin Kurti shumë lehtë i kupton intrigat e tyre.

Sipas Pajazitit, shumë shpejt do të zyrtarizohet bashkëpunimi institucional me kreun e ekzekutivit kosovar.

Postimi i Pajazitit:

Bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës prioritet i qeverisjes sonë

Edhe shumë kohë para zgjedhjeve, Fronti për Ndryshim e ka bërë të qartë se bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës është prioritet i programit tonë me të cilin edhe hymë në garën elektorale.

Me fitoren e arritur në zgjedhje, zyrtarizimi i këtij bashkëpunimi është domosdoshmëri dhe agjendë e pashmangshme.
Pa marrë parasysh se kush qeverisë në Kosovë, bashkëpunimi me institucionet e Republikës është nevojë imediate e Frontit për Ndryshim.
Në këtë drejtim, shumë më i lehtë është bashkëpunimi me kryeministrin Kurti, kur dihet se në saje të rezultateve zgjedhore, ai zotëron të drejtën e botës për të përfaqësuar Kosovën dhe popullin e saj.

Ndryshimet rrënjësore në aspektin pozitiv për shqiptarët e Luginës u bën të mundura vetëm pasi që qeveria Kurti hartoi strategji të qarta për Luginën. Ne për këtë jemi të vetëdijshëm dhe shumë mirënjohës.
Ne jemi në dijeni të plotë se ka të atillë që po mundohen të na njollosin para kryeministrit.
Por jemi thellësisht të bindur se z.Kurti me intelektin e jashtëzakonshëm që posedon ka arritur t’i kuptojë intrigat e tyre dashakeqe.

Një njeri me vizion të qartë për Kosovën dhe shqiptarët e rajonit tashmë e ka kuptuar se kush dëshiron me çdo kusht t’i ruajë karriget pushtetare në Bujanoc.

Janë shumë të lexushëm dhe të kuptueshëm: Zhvatësit e pushtetit, vjedhësit e votës së lirë, tentuesit e shuarjes së institucioneve shqiptare, nëpërkëmbësit e vullntetit të sovranit…
Në fund të fundit, Albin Kurti e ka të qartë se Bujanocin nuk mund ta udhëheq dikush që nuk është në gjendje ta thurr apo ta shqiptojë një fjali të vetme nga fillimi e deri në fund.

COMMENTS