HomePolitikë

Akoma pa marrëveshje qeverisëse në Preshevë

Përkundër se ditëve të fundit janë duke u zhvilluar bisedime intenzive në tabore të ndryshme për koalicione qeverisëse në Preshevë, deri në këto m

Në tre ditët e fundit, tre raste të reja me Koronë në Bujanoc
Një javë para përfundimit të regjistrimit: Komuna e Bujanocit 48.600 banorë
Paketa për personat me aftësi të kufizuara

Përkundër se ditëve të fundit janë duke u zhvilluar bisedime intenzive në tabore të ndryshme për koalicione qeverisëse në Preshevë, deri në këto momente nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Dy ditët e fundit janë ndërprerë bisedimet midis PDSH-së në njërën anë dhe APN-së e LR-së në anën tjetër dhe se nuk dihet a mund të rifillojnë ose jo.

Në ndërkohë, FOLonline merr vesh se në 24 orët e fundit janë duke u bër tentime për rinisjen e një rrethi tjetër bisedimesh midis PVD-së dhe PDSH-së, por se gjërat akoma nuk kanë lëvizur nga vendi.

Derisa në Preshevë gjërat janë në “stand by”, Prishtina zyrtare po bën përpjekje për t’i përafruar qëndrimet mes palëve.

FOLonline ka arritur të kuptojë se nesër në takim tek kryeministri Kurti janë të ftuar përfaqësuesit e një subjekti tjetër politik, përbërjen e të cilëve mediumi e ka të njohur.

COMMENTS