HomeShoqëri

Pajaziti: Mbështetja nga fondet shtetërore domosdoshmëri për bizneset private

Në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanoc, sot është zhvilluar një takim midis bizneseve private, drejtuesve të Bujanocit dhe Preshevës, Min

Vetura godet fëmiun në Bujanoc
ZYRA PËR TË RINJ ORGANIZON TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
KRENARI PËR KLUBIN ELITA – LOJTARJA NEJIRA ZEQIRI ZGJIDHET NË KAMPIN NACIONAL TË FBK-së

Në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanoc, sot është zhvilluar një takim midis bizneseve private, drejtuesve të Bujanocit dhe Preshevës, Ministrisê së Tregtisë, Trupit Kordinues dhe Odave Ekonomike për rajonin e Pçinjës dhe Jabllanicës, shkruan FOLonline.

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, lidhur me takimin është shprehur:

Sot patëm rastin t’i dëgjojmë nevojat e afaristëve dhe ndërmarrësve tanë si dhe mundësitë për t’i mbështur ata, sidomos përmes fondeve shtetërore.

Në këtë drejtim, isha pjesë e panelit me Ministrin për tregti të brendshme dhe të jashtme, Tomisllav Momiroviq, u.d.të drejtorit të Trupit Kordinues, Nenad Mitroviq dhe kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Me ne sot ishin edhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike për rajonin e Pçinjës dhe atij të Jabllanicës.

Në fjalim tim theksova domosdoshmërinë e mbështetjes nga nivelet qendrore të pushtetit për punëdhënësit tanë në sektorin privat.

U fokusova në ndarje proporcionale të fondeve ekzistuese por edhe për fonde shtesë për rajonin tonë, i cili njihet si më i pazhvilluari në nivel shteti.

U angazhova edhe për ngritje të kapaciteteve humane, në mënyrë që aplikimet të jenë sa të qasshme për të gjitha shtresat e bizneseve tona.

Si konkludim potencova se pa këto parime, rajoni ynë do të mbetet edhe më tej i lënë pas dore edhe përkundër rëndësisë gjeografike që ka.

COMMENTS