HomePolitikë

Pajaziti: Lugina do të ketë gjithnjë përkrahjen e Kosovës

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar takimin e deputetit Shaip Kamberi dhe dy kandidatëve për kryetar të Bujanocit dhe Presh

Flamuri në selinë e APN-së në Bujanoc, Pajaziti me mesazh
Salihi godet Arifin: Me siguri ka mundi, duhet ta përmbush zotimin për përfshirjen në koalicion të atyre….
Zgjedhjet parlamentare: Partitë e Luginës përfundimisht në dy kolona

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka komentuar takimin e deputetit Shaip Kamberi dhe dy kandidatëve për kryetar të Bujanocit dhe Preshevës, Ragmi Mustafi dhe Ardita Sinani, me kryeministrin Albin Kurti.

Pajaziti është shprehur me tone pozitive për përkrahjen që po e jep Qeveria e Kosovës për Luginën duke shtuar se kjo është përtej çdo politike apo individi.

Postimi i Pajazitit:

Kryeministri Kurti qenka takuar me përfaqësuesit e PVD-së, gjegjësisht kryetarin e partisë, dhe dy kandidatët për kryetar në Komunat: Preshevë dhe Bujanoc, njëherit këshilltarë politikë në Qeverinë Kurti.

Takimi qenka përqendruar në përkrahjen e Qeverisë ndaj shqiptarëve të Luginës. Tashmë i madh e i vogël e dinë që Qeveria e Kosovës ka futur në buxhetin vjetor të saj Luginën e Preshevës, gjë që nënkupton se shqiptarët e kësaj ane do ta kenë përkrahjen e Kosovës, edhe pas kësaj Qeverie, edhe pas këtij pushteti, por edhe përtej politikanëve të tanishëm të Luginës, edhe përtej një partie.

Shqiptarët e Luginës janë përkrahur gjithmonë nga Kosova. Një kontribut të madh e kanë dhënë gjithmonë edhe këta për shtet ndërtimin e saj.

Mos të shqetësohen shqiptarët, as këndej kufirit, e as matanë tij. Edhe ne do të takohemi në një të ardhme të afërt me Kryeministrin Kurti, dhe kryeministrat pas tij. Edhe me Presidenten Vjosa Osmani, dhe presidentët pas saj. Edhe ne, jemi për më shumë Kosovë dhe Shqipëri në Luginë. Por, ama të gjithë bashkë. Si një Front për Ndryshimin e politikave të deritanishme, të cilat kanë pasur për fokus vetëm interesat partiake, grupore dhe individuale.

Ne e dimë, se si është udhëhequr Fondi i mëparshëm i Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Ne e dimë, kush kanë qenë përfituesit më të mëdhenj të këtij fondi, dhe kush prej tyre sot kandidon për këshilltarë nga subjekti që ishte në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar aso kohe.

Ne i njohim dhe i shohim përditë, kafeneve e rrugicave, njerëzit që përfituan nga projektet fantome.

Ne e dimë, pse PVD dhe kandidati i saj për kryetar komune, dorëzoi pushtetin në KKSh dhe njëherit përfitoi post politik në Qeverinë Kurti. Por, nuk e dimë, pse nuk dorëzoi ky i fundit postin e këshilltarit, për të kandiduar si kryetar Komune?

Nuk e dimë, as pse nuk u bë një koalicion parazgjedhor mes partive, të cilat aktualisht janë në koalicion qeverisës në Bujanoc.

Fronti për Ndryshim në Bujanoc dinë vetëm një gjë!

Që, qytetarët e Bujanocit, meritojnë Ndryshimin e Madh.

Meritojnë përbashkimin e të rinjve.

Meritojnë politika të reja qeverisëse.

Ka ardhur Koha!

VOTO 5

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615