Ka dalë nga shtypi libri me opinione “Lugina e Preshevës – midis ankthit dhe shpresës”, i autorit Nexhemdin Saqipi, duke shënuar kështu botimin e

Ka dalë nga shtypi libri me opinione “Lugina e Preshevës – midis ankthit dhe shpresës”, i autorit Nexhemdin Saqipi, duke shënuar kështu botimin e tij të dytë në fushën e publicistikës, pas veprës së mëparshme kushtuar çështjes së Luginës së Preshevës.
Ky libër përmbledh një sërë shkrimesh dhe opinionesh të botuara ndër vite në shtypin e kohës, përmes të cilave autori trajton në mënyrë analitike dhe kritike sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Në faqet e këtij botimi pasqyrohet një botë e pasur narrative dhe reflektuese, ku ndërthuren tema si ndjenja e sakrificës dhe lakmisë, ankthi dhe shpresa, fenomeni i zbrazjes së heshtur të trevave shqiptare, si dhe qasjet kontradiktore politike. Po ashtu, libri sjell analiza dhe qëndrime lidhur me projektin shumëdimensional të “Ballkanit të Hapur”, duke ofruar një këndvështrim kritik mbi proceset e integrimeve lokale dhe globale.
Një vend të rëndësishëm në këtë vepër zënë edhe intervistat, refleksionet, prononcimet dhe mendimet e autorit, të cilat pasurojnë diskursin publik dhe nxisin debat mbi çështje me interes të gjerë shoqëror e kombëtar.
COMMENTS