HomePolitikë

Pajaziti: Legjitimiteti i takon Levent Qazimit

Lidhur me zyrtarizimin e marrëveshjes për koalicionin në KKSH ka reaguar kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti. Postimi i Pajaz

Memeti: Nuk desha të bëhem pjesë e turpit
Planifikimi i buxhetit në Preshevë, takim me bujqit dhe bizneset
E konfirmon policia: Një i vdekur në Bujanoc

Lidhur me zyrtarizimin e marrëveshjes për koalicionin në KKSH ka reaguar kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Postimi i Pajazitit:

Nënshkruesit e marrëveshjes për koalicionin e KKSh-së, sot nënshkruan edhe marrëveshjen e rradhës së uzurpimit të institucioneve.

Dhe këtë nuk e bënë për herën e parë. Ata kanë përvojë mëse njëzet vjeçare se kur është në pyetje pushteti dhe mbulimi i hajnive janë në gjendje të shkelin në çdo gjë që u del përpara.

Për ata nuk vlen parimi i fituesit. Ata janë në gjendje të ndërtojnë parime të reja në demokraci, vetëm e vetëm ta vazhdojnë zhvatjen e tyre karrieristike.
Dy nga ta (Nagip e Shaip) kanë shfrytëzuar çdo gjë pushtetare që i ka dal përpara që nga paslufta e këndej. Bile, ata kanë qenë në gjendje të fusin edhe vëllavrasje me qëllim të ruajtjes së privilegjeve të veta.

Ata nuk hezituan asnjëherë të fshihen prapa gjakut të dëshmorëve, sidomos prapa figurës së Komandant Lleshit.
Me këtë marrëveshje ata e vranë për së dyti komandantin, vetëm pak ditë në prag të përvjetorit të 22 të vrasjes së tij.
Kësaj here e vranë edhe më shumë dhe më dhembshëm. Pa fije turpi e morali nuk e morën për bazë birin e tij Leventin i cili ishte fitues i zgjedhjeve me elektorë.

Thënë më mirë, populli ishte me të.
Pra, dëshmuan se kur janë në pyetje interesat e tyre, ata nuk zgjedhin metoda, duke shkelur lehtësisht mbi gjakun e dëshmorëve.
( Nagip e Shaip) janë po ata që saher që ishte nevoja i gjithë shteti i Serbisë çohej në këmbë për t’i zgjedhur si kryetar komune apo deputet.
Të stërvitur për vjedhjen e votave dhe maipulimeve, janë ata që vjedhin të ardhmen e këtij populli, sidomos rinisë.

Këta dy emra do të jenë të mallkuar sa të ekzistojë shqiptari i fundit në këto troje. Janë kontribuesit më të mëdhenj të ikjes së rinisë sonë nga vendlindja.
Ata nuk kanë mëshirë për askë përveç vetes së tyre dhe një grupi të ngushtë të njerëzve që i shkon pas.
Por, shumë shpejt këtyre do t’i vie fundi. Ky popull nuk do të toleroj më pazare të natës në stilin e tuxharëve dhelprak.

COMMENTS