HomeAktuale

Memeti: Ku mbetën laptopët e paguar nga komuna e Preshevës?

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, Visar Memeti, ka paraqitur të dhëna se ish zyrtarët e qeverisjes së kaluar

ADSH ka filluar me grumbullimin e nënshkrimeve
Vaksinimi për komunë të Bujanocit tek fakulteti ekonomik
Trotuaret për 90 ditë në Bujanoc

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, Visar Memeti, ka paraqitur të dhëna se ish zyrtarët e qeverisjes së kaluar kanë paguar 4 laptop por që sot e kësaj dite nuk janë në zyret e administratës.

Sipas Memetit, në bazë të faturave të Shërbimit të financave, 3 laptop janë paguar për zyren e ish kryetares së komunës kurse një tjetër për ish zv/ kryetarin e komunës.

Postimi i Memetit:

Përveç rrëmujës që na priti në zyrën e ish-kryetares së komunës, nuk gjetëm asnjë pajisje teknologjike përveç kompjuterit në hyrje të kabinetit.

Sipas faturave që kemi marrë nga shërbimi financiar, rezulton se në datat 08.05.2021 dhe 08.11.2021 janë blerë tre kompjuterë laptop me vlera 139.900 RSD, 144.000 RSD dhe 82.000 RSD  nga zyra e Kryetares së Komunës; dhe sot janë bërë 10 ditë që kur kemi marrë Kabinetin, por ende stafi i ish-kryetares nuk ka rikthyer asgjë që i takon Kabinetit dhe pronës së Komunës.

Të njëjtën gjë e përsëriti edhe zëvendës kryetari i komunës, vetëm se ky i fundit në një mënyrën më të sofistikuar, ku bleu një laptop në vlerë prej 139,000 RSD, ku të cilin e mori me vete, duke lënë një laptop të lirë të përdorur të tipit HP që kushton rreth 30.000 RSD.

COMMENTS