Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është shprehur i gatshëm t’i vë në dispozicion këshilltarët e subjektit të tij në
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është shprehur i gatshëm t’i vë në dispozicion këshilltarët e subjektit të tij në rast se koalicionit aktual i mungojnë numrat në Kuvendin Komunal.
Pajaziti ka thënë se ky pushtet nuk ka nevojë të rrëzohet ngase, sipas tij, ai do të bie vet si pasojë e skandaleve.
Postimi i Pajazitit:
Nëse Kuvendi Komunal i Bujanocit nuk i ka numrat për mbajtjen e senacës së radhës, APN është e gatshme të bëjë shumicën me këshilltarët e vet.
Sepse juve nuk duhet me ju lënë me ra nga pushteti, ju çdo ditë po e demaskoni veten me skandalet tuaja.
Ju keni mbijetuar politikisht duke e akuzuar njëri-tjetrin, duke i lënë fajin njëri-tjetrit.
Këtë herë jeni bashkë, bashkë po qeverisni, bashkë po i merrni vendimet skandaloze, bashkë po korruptoheni, edhe përgjegjësinë mbajeni bashkë.
COMMENTS