HomeNë fokus

Pajaziti: Koalicioni lokal mburret me dy mijë euro investime në shkollat shqipe, kurse shkollat serbe renovohen me nga dy milionë euro

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka ironizuar me koalicionin qeverisës lokal rreth investimeve në objektet arsimore në këtë komunë.

KKSH po përgatit konkursin për arsim
“Po mendojmë globalisht por do të veprojmë në nivel lokal dhe rajonal”
Binjakëzimi me Gjirokastrën, Veliaj qytetar nderi, vazhdim mandati për drejtorët

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka ironizuar me koalicionin qeverisës lokal rreth investimeve në objektet arsimore në këtë komunë.

Pajaziti ka marrë si shembull renovimin e një shkolle me mësim në gjuhën serbe dhe disa të tjerave me mësim në gjuhën shqipe.

Postimi i plotë i Pajazitit:

Në Bujanoc do të rinovohet shkolla fillore Branko Radiçeviq, vlera e rinovimit është rreth 2 milion euro.

Në procedurë të tenderimit për rinovim është edhe shkolla e mesme Sveti Sava, me vlere përafërsisht të njejtë.

Koalicioni i shqiptarëve mburret me ndrrimin e dritareve në disa shkolla shqipe në vlerë prej 2-3.000 euro.

Kjo e tejkalon hipokrizinë, kalon në injorancë.

COMMENTS