HomeShoqëri

Inagurohet ura Bujanoc-Kamenicë

"Në prani të qytetarëve të fshatrave Breznicë dhe Karaçevë është bërë inaugurimi i urës që lidhë pikërisht këto dy fshatra, respektivisht komunën

Agjenda e përvjetorit të Komandant Lleshit
Salihi: Historia 18 vjeçare ka emër, ai është Nagip Arifi
Në Ministrinë Kosovare të Drejtësisë nisin praktikën studentët nga Bujanoci

“Në prani të qytetarëve të fshatrave Breznicë dhe Karaçevë është bërë inaugurimi i urës që lidhë pikërisht këto dy fshatra, respektivisht komunën e Bujanocit dhe Kamenicës”, njofton faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook.

“Qytetarët e dy komunave tani do të kenë qarkullim më të mirë e më të shpejt të lëvizjes.

Projekti i ndërtimit të urës ka filluar në gusht të këtij viti, kurse sot është bërë inaugurimi zyrtar i kësaj ure, ku kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, së bashku me homologun e tij nga Kamenica, të shoqëruar nga kryetari i KNSh-së, zv.kryetari i komunës së Bujanocit, dhe kryetarët e bashkësive lokale Breznicë dhe Karaçevë bënë prerjen e shiritit.

Ky është projekti i parë që është realizuar mes komunave Bujanoc dhe Kamenicë, që paraqet edhe bashkëpunimin e parë ndërkomunal”, thuhet në njoftim

COMMENTS