HomeNë fokus

Reagim i Musliut:Bravo Kosovë, veq edhe kjo na ishte mangut.

Zv/ kryetari i Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ri të qeverisë së Kosovës për zbatimin e recip

Parafushata zgjedhore për Bujanocin?
Akcionet vullnetare në Lluçan nuk kanë të ndalur
Përpjekjet e kryeministrit për koalicionin në Preshevë: Kurti takohet përseri me liderin e PDSH-së, Ragmi Mustafa

Zv/ kryetari i Bujanocit dhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ri të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit rreth hyrjes në Kosovë për shtetasit me dokumente të Serbisë.

Musliu është fokusuar tek pjesa e shqiptarëve të Luginës dhe efektet që do të ketë kjo masë ndaj tyre.

Postimi i Musliut:

Bravo Kosovë, veq edhe kjo na ishte mangut.

Nëse njëmend e keni për parimin e reciprocitetit, ju lus që ta bëni në të gjitha rrafshet, ja psh.: ashtu siç nuk mund ta përdorësh Euron nëpër Serbi, ashtu edhe Dinarin ndaloje së funksionuari nëpër vendbanimet serbe.

Tjetra, ashtu siç nuk mund të përdoren librat e Kosovës në Luginë, ashtu të mos përdoren edhe librat e Serbisë nëpër vendbanimet serbe. E ku janë Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë që është puro me program serb, flamujt shtetërorë serb në të katër anët e Kosovës e shumë e shumë institucione tjera paralele, që funskionojnë në pikë të ditës nëpër gjithë Kosovën.

Ky do të ishte reciprocitet, në të kundërtën shqiptarët e Luginës po i bëni kurban të politikave ditore.

Ju lumtë!👏

COMMENTS