HomeShoqëri

Pajaziti: Trotuaret në Tërnoc duhet të jenë të lira nga veturat

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se nga nesër do të ketë kontrolle në terren për parkimin e veturave në trotuaret p

Mbyllja e tregut: Arifi ka rënë pre e presionit të atyre që i kanë pagat mbi 100 mijë dinarë
Këto janë kërkesat e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e qeverisë (dokument)
Shqipëria ofron libra për nxënësit shqiptarë në Serbi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se nga nesër do të ketë kontrolle në terren për parkimin e veturave në trotuaret pranë Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Pajaziti tha se kërkesa për lirimin e trotuareve është ngritur nga vetë nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kërkojnë që rruga e tyre për në shkollë të jetë më e sigurt.

“Kërkesa e fëmijëve është e drejtë dhe nga nesër do të trajtohet me seriozitet maksimal”, ka deklaruar Pajaziti.

Ai u ka bërë apel shoferëve që të mos parkojnë veturat në trotuare, duke theksuar se ato janë të dedikuara për këmbësorët, veçanërisht për fëmijët.

Sipas kryetarit të komunës, do të zhvillohen kontrolle në terren dhe ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masat përkatëse.

“Siguria e fëmijëve nuk negociohet!”, përfundon Pajaziti.

COMMENTS