HomeKulturë

Nxënësja nga Tërnoci, Bertina Aqifi, promovon librin e saj të parë

Në ambientet e Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, sot është mbajtur ceremonia e promovimit të librit të parë të nxënëses së klasës së 8

Konkurset në KKSH: Vetëm njëri nga pesë komisionet me sqarime publike
Pajaziti në Tiranë për bashkëpunimin ekonomik dhe mbështetjen në arsim, kulturë, sport, inovacion….
Pajaziti për vikend në Ulqin me futbollistë, çiklistë…

Në ambientet e Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, sot është mbajtur ceremonia e promovimit të librit të parë të nxënëses së klasës së 8-të, Bertina Aqifi, me titullin “Krahët e një udhëtimi”. Ky është një moment i veçantë jo vetëm për vetë autoren e re, por edhe për të gjithë komunitetin shkollor që e mbështeti këtë arritje të jashtëzakonshme.

Promovimi mblodhi së bashku nxënës, mësimdhënës, familjarë dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit lokal, të cilët me entuziazëm ndoqën prezantimin e librit dhe përgëzuan Bertinën për kurajën dhe talentin e saj letrar.

Drejtoresha e shkollës, znj. Leonora Mehmeti, shprehu krenarinë për suksesin e Bertinës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja që shfaqen në shkollat tona. “Bertina është shembulli më i mirë se sa shumë mund të arrijë një nxënës kur ka pasion, përkushtim dhe mbështetje nga mësuesit e saj dhe familja,” tha ajo.

Libri “Krahët e një udhëtimi” sjell reflektime të thella dhe rrëfime të nga këndvështrimi poetik i një adoleshenteje.

Ky promovim shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Bertinës në botën e letërsisë dhe është një frymëzim për të gjithë bashkëmoshatarët e saj që të ndjekin pasionet e tyre me guxim.

COMMENTS