HomeNë fokus

Pajaziti: Drejtuesit e pushtetit po krijojnë shpenzime të panevojshme

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar sot drejtuesit e pushtetit lokal të kësaj komune për shpenzime të pa

Drejtori i Emergjencës pranë QKUK-së qëndron në Bujanoc
Kryeministri Kurti takon deputetin Kamberi
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Millosheviq hedh poshtë marrëveshjen e Rambujesë (pjesa 19)

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka kritikuar sot drejtuesit e pushtetit lokal të kësaj komune për shpenzime të panevojshme.

Pajaziti ka marrë si shembull udhëtimin në Tiranë të krerëve komunal me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Unionit të Bashkive Shqiptare, me ç’rast Bujanoci edhe zyrtarisht u bë pjesë e tij.

Postimi i Pajazitit:

Me ftesë për dy persona nga Komuna e Bujanocit, udhëtojnë katër funksionerë për në Tiranë, bashkë me ta edhe dy shoferë me dy vetura.👬👬👬🚙🚙

Pra, partnerët e koalicionit të “Tiranës” udhëtojnë të ndarë në të njejtën ngjarje.

Pa drekë dhe darkë një udhëtim i tillë kushton aq sa u janë dhënë bursa dy studentëve për një vit.💶p

Si ishte ai recepti, me një margarin me i maru 3 laknura?! 😂

COMMENTS