Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka vizituar nga afër punimet në tre lokacione. Në shoqëri edhe të bashkëpunëtorëve, vizitë i’u ës
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka vizituar nga afër punimet në tre lokacione.
Në shoqëri edhe të bashkëpunëtorëve, vizitë i’u është bërë punineve rreth trotuarëve në afërsi të shtëpisë së shëndetit, pastrimit të prroit tek Banja e Bujanocit dhe pastrimit të lumit në Tërnoc.
Arifi është ndarë i kënaqur nga dinamika e këtyre punimeve.
Njoftimi nga komuna e Bujanocit:
KRYETARI ARIFI PËRCJELL NGA AFËR PUNIMET NË TEREN
Delegacioni i komunës së Bujanocit i udhëhequr nga kryetari Nagip Arifi sot kanë përcjellur nga afër punimet që janë duke u realizuar në teren.
Pika e parë e ndalimit ishte tek Shtëpia e Shëndetit, ku është duke vazhduar realizimi i projektit të trotuarëve. Kryetari Arifi u njoftua nga kontraktuesi i punëve rreth ecurisë së realizimit të këtij projekti, kurse vazhdimin e punëve e ka vlerësuar edhe drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit.
Pastrimi i prroit tek Banja e Bujanocit është projekti tjetër që u përcoll nga afër, ku pikërisht në këtë vend gjatë muajit janar pati vërshime të mëdha. Poashtu, edhe pastrimi i lumit në Tërnoc u përcoll nga afër nga delegacioni i komunës së Bujanocit.
Nga vizita në teren, kryetari Arifi u nda i kënaqur me punimet, të cilat po vijojnë sipas ecurisë së planifikuar.
COMMENTS