HomeNë fokus

Pa integrim të mirëfillt të pakicave nuk ka Serbi evropiane

Akademia Regjionale për Zhvillim dhe Demokraci-Serbia 2030 ka zhvilluar sot në Bujanoc një tryezë të rrumbullakët kushtuar marëdhënieve ndëretnike

Kujt po i pengon FOLonline ?
Rrugëtimi i një simboli: Nga Air Albania stadium deri tek muzeu i Komandant Lleshit
Pastrohet deponia e egër në dalje të Tërnocit

Akademia Regjionale për Zhvillim dhe Demokraci-Serbia 2030 ka zhvilluar sot në Bujanoc një tryezë të rrumbullakët kushtuar marëdhënieve ndëretnike.

Pjese e panelit të diskutimit ishin, Shaip Kamberi-deputet popullor, Nikolla Llaziq-redaktor i portalit “Bujanovaçke”, Jellena Rangjelloviq-profesoreshë e gjuhës serbe si gjuhë joamtare, Kenan Rashitoviq-OFER dhe në emër të organizatorit, kryetari i  Këshillit Drejtues të Akademisë Regjionale për Zhvillim dhe Demokraci, Balsha Bozhoviq.

Redaktori i “Bujanovaçkes”, Nikolla Llaziq, theksoi se marëdhënet ndëretnike në komunë të Bujanocit janë të mira por janë disa faktorë në Beograd të cilët përpiqen që këtë gjendje ta paraqesin si  të brishtë. Laziq veçoi shtypin bulevardesk i cili, sipas tij, është në shërbim të mbjelljes së urrejtjes.

Drejtuesi i OFER-it, Kenan Rashitoviq, tha se kur flitet për marëdhëniet ndëretnike sikur harrohet se ekzistojnë edhe romët.

Ai tha se kjo bashkësi etnike duhet të ketë vendin e merituar në shoqëri.

Profesoresha e gjuhës serbe, si gjuhë joamtare, Jellena Rangjelloviq, vuri në dukje aktivizmin e të rinjve në kultivimin e marëdhënieve të mira midis popujve të ndryshëm.

Ajo potencoi nevojën e aktiviteteve në drejtim të zhvillimit të multietnicitetit edhe pas përfundimit të projekteve që kanë të bëjnë me bashkëpunim.

Deputeti poullor, Shaip Kamberi, foli për ligjet që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të pakicave e për të cilët ishte i mendimit se ato nuk zbatohen në praktikë ashtu siç qëndrojnë në letër.

Kamberi elaboroi edhe për çështjen e integrimit të shqiptarëve në Serbi. Ai tha se edhe përkundër vullnetit të shqiptarëve për integrim, janë qeveritarët serbë që po e pengojnë një gjë të tillë.

Në këtë drejtim, ai përmendi çështjen me zgjedhjet parlamentare dhe pengesat për të pamundësuar përfaqësimin e shqiptarëve në parlament.

Kamberi theksoi se nëse ky mision i zyrtarëve serbë vahzdon, atëherë do të ndryshojë edhe qasja e shqiptarëve ndaj shtetit.

Drejtuesi i Akademisë Regjionale për Zhvillim dhe Demokraci-Serbia 2030, Balsha Bozhoviq, foli për rrolin e shoqërisë civile  cili tha se është i domosdoshëm për marëdhëniet ndëretnike.

Ai tha se nëse Serbia dëshiron të jetë evropiane atëherë si parakusht e ka raportin e drejt me pakicat.

 

 

COMMENTS