HomeShoqëri

Orari i ri i fluturimeve në aeroportin e Nishit: Fluturime të lira në këto destinacione të njohura

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi orari veror i fluturimeve nga aeroporti i Nishit “Konstantini i madh”. Është realizuar fluturimi i parë sezonal për

Romët për herë të parë drejtojnë një institucion publik në Bujanoc
Ky është djaloshi që krijoi lojën TimeZoid
Qeveria e Kosovës ndan 17.530 euro për aktivitetet lobuese të përfaqësuesve të Luginës

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi orari veror i fluturimeve nga aeroporti i Nishit “Konstantini i madh”.

Është realizuar fluturimi i parë sezonal për në Stokholm, i cili do të jetë i disponueshëm dy herë në javë dhe përveç këtij destinacioni do të ketë edhe fluturime në 15 destinacione tjera.

Sezoni veror filloi të dielën, më 30 mars.

Gjatë orarit të fluturimeve verore, në aeroportin e Nishit do të ofrohen gjithsej 16 destinacione.

Pasagjerët do të fluturojnë nga Nishi për në Vjenë, Bazel, Memmingen, Lubjanë, Këln, Frankfurt Hahn, Maltë, Stamboll, Beograd, Athinë, Korfuz, Tivat, Cyrih dhe Stokholm.

Fluturimet çarter të agjencive të udhëtimit për në Monastir në Tunizi dhe Antalia në Turqi do të jenë gjithashtu të disponueshme.

Linjat ajrore që do të kryejnë fluturimet e përmendura janë Ryanair, Wizz Air, Air Serbia dhe SWISS. Të gjitha informacionet për destinacionet dhe oraret e fluturimeve gjenden gjithashtu në faqen zyrtare të aeroportit të Nishit “Konstantini i madh“.

COMMENTS