HomeShoqëri

KSH: Përzgjedhja e Lumturie Ahmetit për REM – një arritje e rëndësishme politike dhe institucionale

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mirëpritur përzgjedhjen e Lumturie Ahmetit si kandidate për anëtare të Këshillit të Regulatorit për Mediat Elektroni

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Destabilizimi zhvendoset në jug të Serbisë (pjesa 10)
Asociacioni Qytetar “Bujanoci”  dhuron kompjutorë për Shoqatën “Dituria”
Arifi dhe Kamberi takojnë diplomatët kosovar

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mirëpritur përzgjedhjen e Lumturie Ahmetit si kandidate për anëtare të Këshillit të Regulatorit për Mediat Elektronike (REM), duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme politike dhe institucionale për komunitetin shqiptar në Serbi.

Në njoftimin e publikuar nga kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, theksohet se pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të mbrojtur ligjshmërinë dhe transparencën e procesit, u arrit të sigurohej që në votim të respektoheshin procedurat zyrtare dhe ligjore.
Sipas tij, KKSH ka insistuar me vendosmëri që, në përputhje me ligjin, kandidatja e propozuar nga ky institucion, znj. Ahmeti, ishte e vetmja që gëzonte të drejtën ligjore për kandidim – gjë që u konfirmua edhe në procesin e votimit të mbajtur më 21 tetor.

Në këtë proces, Lumturie Ahmeti mori votat e nevojshme për të qenë zyrtarisht kandidate, së bashku me kandidatin Muhedin Fijuljanin nga Këshilli Kombëtar Boshnjak.
Pavarësisht tentativave për ta penguar këtë proces përmes shkeljeve procedurale dhe përfshirjes së votuesve pa autorizim, angazhimi i palëkundur i KKSH-së, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile në Beograd, bëri që të njihej e drejta ligjore e Këshillit.

“Kjo është një arritje e madhe për ne, sepse për herë të parë një gazetare shqiptare është kualifikuar zyrtarisht si kandidate për anëtare të një institucioni të rëndësishëm si REM, në një kohë kur përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore mbetet sfidë,” thuhet në reagimin e Këshillit.

KKSH i ka uruar Lumturie Ahmetit suksese në seancën dëgjimore që do të mbahet në Kuvendin e Serbisë, duke theksuar mbështetjen e plotë ndaj saj dhe angazhimin për të vazhduar kërkesën për përfaqësim të barabartë të komunitetit shqiptar në të gjitha institucionet publike të vendit.

COMMENTS