Në saje të një ndeshje brilante, sidomos në pjesën e dytë, futbollistët e Tërnocit triumfuan sot ndaj ekipit të Allakincës me rezultat 3:1. Edh
Në saje të një ndeshje brilante, sidomos në pjesën e dytë, futbollistët e Tërnocit triumfuan sot ndaj ekipit të Allakincës me rezultat 3:1.
Edhe përkundër disa rasteve shënimi pjesa e parë përfundoi pa gola.
Pjesa e dytë nisi keq për tërnocasit pasi mysafirët me një kundërsulm kaluan në avantazh.
Në minutën e ’57 akordohet penallti për Tërnocin pasi një lojëtar mysafir prek topin me dorë në zonë.
Gentrit Ebibi barazon shifrat në 1:1 duke shënuar nga pika e bardhë.
Goli i Gentrit Ebibit
Në të njejtin minut, Allakinca mbetet pa një futbollist ngase njëri prej lojëtarëve ndëshkohet me karton të kuq.
Pas shumë rasteve shënimi, më në fund, në minutin e 75 sulmuesi Hasan Bajrami futet në zonë dhe me precizitet mposhtë portierin duke e kaluar Tërnocin në epërsi prej 2:1.
Kur luhej.minuti i fundit, mysafirët shkaktojnë penalltinë tjetër, ndërsa i pagabueshëm tregohet përsëri Hasan Bajrami duke vulosur fitorer e Tërnocit prej 3:1.
Goli i Hasan Bajramit nga penalltia
Me tre pikë të fituara, Tërnoci ngritet në pozitën e tetë në tabelë me 13 pikë.
Në xhiron e ardhshme “Agallarët” udhëtojnë në Prokuplje ku do të ndeshen me Toplliçanin.
COMMENTS