Një delegacion i përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës është nisur sot për në SH.B.A. ku do të ketë takime me përfaqësues të kongresit, senatit
Një delegacion i përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës është nisur sot për në SH.B.A. ku do të ketë takime me përfaqësues të kongresit, senatit dhe State Departamentit.
Në përberje të delegacionit janë: kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputeti, Shaip Kamberi dhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa.
Organizatore e vizitës është Liga shqiptaro-amerikane nën mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës.
Lajmin për nisjen e delegacionit e konfirmoi përmes Facebookut kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi.
„Angazhimi i përbashkëta për avokimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti është në kuadër të ndërrmarrjes së hapave strategjik.
Mundësia që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimet rajonale të Ballkanit Perëndimor“, ka shkruar Mustafi në Facebook.
COMMENTS