HomeAktuale

Nisin nënshkrimet edhe për Parlamentaret, PVD fillon nga dita e nesërme

Foto: Fonet Pas mobilizimit të subjekteve politike për grumbullimin e nënshkrimeve dhe dorëzimin e Listave për zgjedhjet lokale, rradha ka ardh

Kujtim i dhimbshëm e i paharruar!
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Referendumi i vitit 1992, 97% e shqiptarëve për t’u bashkuar me Kosovën (Pjesa 11)

Foto: Fonet

Pas mobilizimit të subjekteve politike për grumbullimin e nënshkrimeve dhe dorëzimin e Listave për zgjedhjet lokale, rradha ka ardhur edhe për ato parlamentare, shkruan Folonline.com.
E para që është është deklaruar e gatshme për një gjë të tillë është Partia për Veprim Demokratik.
Ky subjekt politik i ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët e saj që nga dita e nesërme të japin nënshkrimet e tyre për pëkrahjen e Listës Zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen të njejtë ditë me ato lokale, më 21 qershor.
Me përjashtim të PDSH-së, të gjitha subjektet politike shqiptare do të garojnë bashkërisht në këtë nivel zgjedhjesh me Listën e përbashkët „ Alternativa Shqiptare Demokratike- Lugina e Bashkuar „.
Bartës i listës, si rrjedhojë e Marrëveshjes së Tiranës, do të jetë Shaip Kamberi, ndërsa kandidatët e vet në Listë do t’i kenë edhe APN, PD, LPD dhe LR.

Ky është njoftimi i PVD-së rreth nënshkrimeve:

NJOFTIMNjoftohen të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë për Veprim se nesër (e mërkure), me fillim nga ora…

Gepostet von Partia për Veprim Demokratik am Dienstag, 26. Mai 2020

COMMENTS