HomeNë fokus

Nënshkruhet kontrata për projektin e kanalizimit 

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar kontrata për financimin e projektit të kanalizimit në rr

Pajaziti takon diplomatin britanik: Mbretëria e Bashkuar të vazhdojë mbështetjen për Luginën
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Tubimi i serbëve në Gazimestan më 1989 (Pjesa 6)  
Ambasadori Canaj pret kryetaren e Preshevës

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar kontrata për financimin e projektit të kanalizimit në rrugën Banjska, në bashkëpunim me Ministrinë për Pajtimin.

“Sot, në Ministrinë për Pajtimin, së bashku me ministrin Usame Zukorliq, kemi nënshkruar kontratën për financimin e projektit të kanalizimit në rrugën Banjska”, ka shkruar Pajaziti.

Vlera e përgjithshme e projektit është 8.7 milionë dinarë, ndërsa qëllimi i tij është përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj pjese të qytetit.

“Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone”, ka theksuar kryetari.

Ai shton se angazhimi për zhvillimin e komunës vazhdon me përkushtim të pandërprerë:
“Vazhdojmë të punojmë çdo ditë për një Bujanoc më të zhvilluar dhe me kushte më të mira për të gjithë qytetarët!”

Ky është një nga projektet e radhës që synon të përmirësojë infrastrukturën komunale dhe të rrisë cilësinë e jetës në territorin e Bujanocit.

COMMENTS