HomePolitikë

Në prag koalicioni parazgjedhor, pritet vetëm zyrtarizimi

APN, LB dhe UDSH kanë paralajmëruar krijimin e një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale të dy qershorit. Përfaqësuesit e tre subjekteve

Vendimet që u sollën në Këshillin Komunal të Preshevës
Kamberi: Është nevojë kombëtare bashkërendimi me Kosovën dhe Shqipërinë
Asfaltohet oborri i shkollës në Bujanoc

APN, LB dhe UDSH kanë paralajmëruar krijimin e një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale të dy qershorit.

Përfaqësuesit e tre subjekteve në fjalë, Arbër Pajaziti, Driton Rexhepi dhe Adem Hasani në tekstin e një fotografie të përbashkët thonë se po i presin nisjet e pricedurave parazgjedhore për të zyrtarizuar koalicionin dhe për ta pagëzuar atë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është shprehur se një organizim i këtillë do të jetë bartës i qeverisjes së re me komunën.

Postimi i Pajazitit:

Me Dritonin dhe Ademin nga sonte i vëmë themelet e bashkëpunimit i cili do të na shpie drejt një fitoreje të sigurt në proceset e ardhshme politike.

Bashkëpunimi: Altrerantiva për Ndryshim, Lëvizja për Bujanocin dhe Unioni Demokratik Shqiptar po zyrtarizohet me qëllim që qytetarëve tanë t’ja sellim nrdryshimin e shumpritur.

Tash e tutje, do të veprojmë si një organizim i cili pas 2 qershorit do të bartë peshën e udhëheqjes me Bujanocin.
Pas fillimit të procedurave parazgjedhore, këtë bashkëpunim do ta ngrisim në koalicion i cili do të ketë një emër dhe një sllogan, nën flamurin e së cilit do të triumfojmë.
Për shqiptarët e Bujanocit po shënohet një faqe e re e historisë e cila është parathënie e një libri në ardhje të suksesit.
Po bindemi nga dita në ditë, se në faqet e kësaj historie të re po nxënë vend shumë djem e vajza, burra e gra, të rinj e të moshuar, të cilët ja donë të mirën këtij vendi.

Si ne, ashtu edhe ata, e kanë të qartë se KA ARDHUR KOHA…
Dy qershori nuk është larg.

Na priftë e mbara!

COMMENTS