HomePolitikë

Përmbyllet vizita në Strazburg

Delegacioni nga Lugina ka përmbyllur vizitën treditore në Stazburg. Deputeti, Shaip Kamberi, ka bërë një rezyme të saj dhe vizitave tjera që pë

MUSTAFI:23 & 24 PRILL 1999 PËRCAKTUAN KURSIN E HISTORISË TË LUGINËS.
Pa kovid çertifikata, mbajtja e maskave vetëm rekomandim
Të hënën bie pushteti në Preshevë, formohet koalicion i ri

Delegacioni nga Lugina ka përmbyllur vizitën treditore në Stazburg.

Deputeti, Shaip Kamberi, ka bërë një rezyme të saj dhe vizitave tjera që për qêllim kishin avokimin e çështjeve në Luginë.

Postimi i Kamberit:

Nga Washingtoni, New York, Bruksel e tash së fundmi në Strasburg.

Mbajtëm takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës për të trajtuar çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.

Kërkuam përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe në strukturat indtitucionale e publike.

Po ashtu, insistuam në implementimin e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit instituciinal e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve.

🤝 Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme.

Bashkë për drejtësi dhe barazi për të gjithë!

COMMENTS