HomePolitikë

Në Bujanoc garojnë 9 lista zgjedhore, për 41 këshilltarë konkurojnë 308 kandidatë

Në Bujanoc garojnë 9 lista zgjedhore, për 41 këshilltarë konkurojnë 308 kandidatë Në mesnatë ka skaduar afati për paraqitjen e listave zgjedhor

N.P. Komunalia: Rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në Breznicën e Ulët
Edhe Mustafa i KKSH-së i reagon presidentit serb
“Vdekje shqiptarëve” në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, kërkohet zbardhja e rastit

Në Bujanoc garojnë 9 lista zgjedhore, për 41 këshilltarë konkurojnë 308 kandidatë

Në mesnatë ka skaduar afati për paraqitjen e listave zgjedhore që do të garojnë në zgjedhjet lokale të dy qershorit.

Brenda afatit të paraparë, Komisioni Komunal Zgjedhor-KKZ në Bujanoc ka certifikuar 9 lista zgjedhore, shkruan FOLonline.

Kur është në pyetje përbërja etnike e listave, garës do t’i qasen nga 4 lista shqiptare dhe serbe, si dhe një rome.

Nuk është evidentuar të ketë në ndonjë listë me përzierje etnike të kandidatëve.

Kur jemi tek kandidatët, duhet theksuar se nga 41 mandate sa numëron Kuvendi Komunal i Bujanocit, garojnë 308 sosh.

Të gjitha listat shqiptare garojnë me numër maksimal kandidatësh, 41. Me shifra të ngjashme garon njëra nga listat serbe, kurse dy tjera kanë nga 30 kandidatë, ndërsa njëra ka 29.

Lista rome është plotësuar me 14 kandidatë.

Në bazë të certifikimit, kjo është radhitja e listave zgjedhore që do të garojnë me dy qershor.

  1. Partia Demokraike-Dr.Sc.Nagip Arifi
  2. „Që të jemi romët e unifikuar, thuani po“SSP-Adem Salihi
  3. Aleksandar Vuçiq- „Bujanoci nesër“
  4. Lëvizja e Progresit Demokratik-Shqiprim Musliu
  5. Fronti për Ndryshim-Driton Rexhepi
  6. „Ndryshimet tani, për qytetin dhe fshatin tonë“-Sasha Arsiq
  7. Lista serbe për Bujanocin- Nenad Taskoviq Tasa dhe Goran Tashkoviq Shilja „Zgjidh ndershmërinë“
  8. Dejan Stojanoviq Meçe „Zgjidh Ardhmërinë“
  9. Partia për Veprim Demokratik- Ragmi Mustafi

 

COMMENTS