HomeKronikë

Ndriçohet rasti i katër vjedhjeve të rënda në Tërnoc, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

(Foto:Momenti kur i dyshuari pas shqiptimit të dënimit dërgohet në paraburgim) Policia e Bujanocit ka arritur të zbardhë pothuajse në tërësi se

Drunjë për 12 familje të Tërnocit
Çfarë kërkuan drejtuesit e komunës nga ministri Zemaj ?
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Tubimi i serbëve në Gazimestan më 1989 (Pjesa 6)  

(Foto:Momenti kur i dyshuari pas shqiptimit të dënimit dërgohet në paraburgim)

Policia e Bujanocit ka arritur të zbardhë pothuajse në tërësi serinë e katër vjedhjeve të rënda të kryera gjatë pranverës së vitit 2026 në fshatin Tërnoc, pas një pune intensive të inspektorëve të kriminalistikës në bashkëpunim me njësitet operative në terren.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar E.S., rreth 45 vjeç, nga Tërnoci, i cili dyshohet se gjatë muajit mars ka kryer katër vjedhje të rënda në shtëpi të vendosura në lagjen e Strukarëve. Bëhet fjalë për shtëpi në pronësi të mërgimtarëve, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Sipas dosjes së përgatitur nga Policia e Bujanocit, i dyshuari ka vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake, elemente kuzhine, veshmbathje, bizhuteri, një veturë dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet në mijëra euro.

Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj E.S. për veprën penale “vjedhje e rëndë në seri”, e sanksionuar sipas nenit 204, lidhur me nenin 61 të Kodit Penal. Pas procedimit në Prokurorinë kompetente, gjyqtari i procedurës paraprake, me propozim të prokurorit, i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndërkohë, falë punës së policisë, është arritur të gjendet dhe të sekuestrohet një sasi e konsiderueshme e sendeve të vjedhura, të cilat pritet t’u kthehen pronarëve pas përfundimit të procedurave ligjore.

Fjalën e fundit për këtë rast do ta ketë gjykata, e cila do të vendosë mbi përgjegjësinë penale të të dyshuarit.

Zbardhja e këtij rasti dhe arrestimi i të dyshuarit 42 pritet të ndikojnë në rritjen e ndjenjës së sigurisë tek qytetarët e komunës së Bujanocit, të cilët muajt e fundit kishin shprehur shqetësim për vjedhjet e shpeshta, veçanërisht në shtëpitë e mërgimtarëve.

COMMENTS