HomeShoqëri

Nderohet vepra e publicistit Llukman Halili

Bashkësia Lokale e Tërnocit ka përuruar sot një çezme pranë selisë së saj në kujtim të veprës së publicistit, Llukman Halili. Njoftimi i BL së

Takohen drejtuesit e Kamenicës dhe Bujanocit
Pajaziti: Lugina do të ketë gjithnjë përkrahjen e Kosovës
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Shkuan për karburante dhe nuk u kthyen më (pjesa 26)  

Bashkësia Lokale e Tërnocit ka përuruar sot një çezme pranë selisë së saj në kujtim të veprës së publicistit, Llukman Halili.

Njoftimi i BL së Tërnocit

Në shenjë kujtimi për të madhin Llukman Halili, ne sot po e bëjmë përurimin e çezmës për bashkëfshatarin tonë, i cili sa qe gjallë nuk u ndal së punuari jo vetëm për Tërnocin, por për gjithë Shqipërinë.

Në emër të Bashkësisë Lokale të Tërnocit, e kemi thirrur këtë përurim të kësaj çezme, të cilën ia kemi kushtuar vëllait, mikut, shokut tonë të dashur Llukman Halili.

Në këtë përurim përveç udhheqsve të institucioneve Lokale morën pjesë edhe këshilltari i Presidencës së Republikës së Shqipërisë si dhe miq nga Kosova.

Po ashtu për nderë të Llukit familja dhe shokët e tij ia dhuruan dy tavolina parkut të fshatit.

Krejt në fund Bashkësia Lokale ftoi të pranishmit për një koktej rasti.

COMMENTS