HomePolitikë

Bëhen bashkë Aliu e Sadriu, krijojnë Aleancën për Luginën

Armend Aliu dhe Ilir Sadriu, dy figura politike nga komuna e Preshevës, kanë deklaruar sot se kanë vënë  themelet e një subjekti të ri politik i c

Arifi e cilëson të suksesshëm procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, thumbom Aliun
Drejtuesit e APN-së në Malësi të Preshevës
Arifi takon drejtoreshën, Kambo

Armend Aliu dhe Ilir Sadriu, dy figura politike nga komuna e Preshevës, kanë deklaruar sot se kanë vënë  themelet e një subjekti të ri politik i cili do të quhet Aleanca për Luginën.

Sadriu muaj më parë braktisi Partinë Demokratike Shqiptare duke qenë i pakënaqur me mënyrën e brendshme të funksionimit të këtij subjekti.

Vite më parë, nga subjektit të cilit i përkiste, Alternativës për Ndryshim, ishte larguar Armend Aliu duke krijuar një parti të re me emërtimin Alternativa Demokratike Shqiptare.

Postimi i përbashkët i Aliut dhe Sadriut:

Të dashur qytetarë,

Pas largimit tim nga Partia Demokratike Shqiptare, paralajmërova konsultime të gjera me ju për hapat e radhës në aspektin e politikës.

Me të gjithë ata që më përkrahën në këto procese jo të lehta, u dakorduam që, siç edhe kisha paralajmëruar, të vazhdojmë aktivitetin tonë politik si domosdoshmëri të kohës dhe të vështirësive që po kalon Lugina në përgjithësi e Presheva në veçanti.

Me këtë qëllim, pas konsultimeve me pjesën e anëtarëve, tashmë të shkëputur nga PDSH- ja dhe jo vetëm, dhe pas bisedimeve tona parimore me udhëheqësit e Alternativës Demokratike Shqiptare, nga sot, rrugëtimi politik yni do të jetë i përbashkët.

Në takimin tonë të sotëm, vendosëm që bashkë po fillojmë ndërtimin e ALEANCËS për LUGINËN e cila do të ofrojë një program profesional me zgjidhje për qytetarët e komunës sonë. Këtë e konfirmoi edhe Armend Aliu, Kryetar i deritashëm i Alternativës Demokratike Shqiptare.

Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë Këshillin inicues të kësaj lëvizjeje politike, andaj i ftojmë të gjithë, të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë për një Preshevë e Luginë më të mirë dhe shpresëdhënëse, të na bashkohen në këtë rrugëtim.

Me respekt e konsiderata,

#ALEANCApërLUGINËN

 

COMMENTS