HomeNë fokus

MUSTAFI:PUNËTORËT SHQIPTARË – SHËNJESTRA E DISKRIMINIMIT SHTETËROR

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka thënë se Dita ndërkombëtare e punës, 1 Maji, simbolizon diskriminimin shtetëror edhe nda

Arrestohet E.L. nga Nesalca për kontrabandimin e 50 kg. marijuanë
Taipi largohet nga Skënderbeu
NJOFTIM PËR SIPËRMARRËSIT DHE START UP BIZNESET PËRFITUESE TË SUBVENCIONEVE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka thënë se Dita ndërkombëtare e punës, 1 Maji, simbolizon diskriminimin shtetëror edhe ndaj punëtorëve dhe të papunëve shqiptarë në Serbi.

“Shqiptarët privohen nga mundësia e barabartë e të konkurruarit në institucionet publike. Për më tepër, sot kemi një disproporcion të numrit të punëtorëve shqiptarë”, është shprehur Mustafi përmes Facebookut.

“Mbi 40% e institucioneve republikane dhe rajonale që funksionojnë në nivel të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë të përfshirë asnjë shqiptar. Përderisa, asnjë institucion republikan a rajonal nuk ka të angazhuar punëtor proporcionalisht përbërjes nacionale të popullsisë dhe përfaqësimin adekuat të shqiptarëve ashtu siç urdhëron neni 77 i Kushtetutës së Republikës të Serbisë.

Ndryshe sindikatat e nivelit shtetëror nuk trajtojnë pothuajse fare të drejtat e punëtorëve shqiptarë, shqiptarët dominojnë proporcionalisht edhe numrin e të papunëve.

Lugina e Preshevës sipas përbërjes së këshilltarëve në Kuvendin komunal të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dominohet nga shqiptarët me 71%. Ndërkaq, edhe më tej mbetet rajoni jo vetëm me papunësinë më të madhe mbi 70% tek të rinjtë, por edhe ndër rajonet më të pazhvilluara dhe më të varfëra në Serbi sipas Entit Republikan të Statistikave.

Kjo gjendje duhet të ndryshojë. Me angazhim, organizim dhe sensibilizim. Bashkë”, ka shkruar Mustafi.

COMMENTS