HomeNë fokus

MUSTAFI:23 & 24 PRILL 1999 PËRCAKTUAN KURSIN E HISTORISË TË LUGINËS.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka paraqitur një kronologji të zhvillimeve në Tërrnoc gjatë periudhës së bombardimeve në vi

Dita e dytë e shpërndarjes së librave: Destinacioni „ M. Kadriu dhe N.Frashëri „
Musliu: Ushtria e Serbisë po provokon shqiptarët
Staroviq nga MPJ e Serbisë: Iniciativa e shqiptarëve nga jugu e prirur për dështim  

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka paraqitur një kronologji të zhvillimeve në Tërrnoc gjatë periudhës së bombardimeve në vitin 1999.

Postimi i Mustafit:

🇦🇱 23 & 24 PRILL 1999 PËRCAKTUAN KURSIN E HISTORISË TË LUGINËS.

🚨 23 dhe 24 prill 1999 do të kujtohen si datat më trishtuese për Tërnocin e Madh, fshatin më të madh të Jugosllavisë.

Përveç që, qe i rrethuar me tyta e tanke të ushtrisë jugosllave (në tre rrathë), I kërcënuar me vrasje e luftë, nën presion militarë për të u dëbuar. Gjithashtu, e gjithë Lugina kishte sytë aty. Ngjarje këto që përcaktuan kursin e historisë së Luginë.

Kronologjia:

🚨Më 23 mars, në Tërnoc u ndërpre rryma elektrike.

🚨Më 31 mars, Tërnocasve u jepet ultimatumi me këto pika:

👉Të gjithë qytetarët që posedojnë armë, t’i dorëzojnë.
👉T`i dorëzojnë pjesëtarët e UÇK-së që po fshihen në Tërnoc.
👉Nëse të gjitha këto nuk i dorëzohen Ushtrisë Jugosllave, deri në orën 17:00 do të filloj bombardimi i Tërnocit.

🚨 Me 1 prill bastisja e fshatit. Dhunë ushtruan në shumë familje, u demoluan shumë shtëpi.

🚨 Më 2 prill policia dhe ushtria, I mor të gjitha medikamentet nga ambulanca e Tërnocit.

🚨 Më 3 prill u vendos postblloku ushtarak në hyrje të fshatit nga Bujanoci, ushtarët dhe paramilitarët u vendosën në disa shtëpi në Tërnoc.

🚨Më 23 prill rreth orës 17:00 u dëbuan fëmije, pleq, gra, burra, të sëmuar, pa dallim të gjithë te “Zidi I Parë” tek Mulliri mbi fshat.

👉 kinse për regjistrimin e popullsisë dhe numrin e refugjatëve nga Kosova të sistemuar në familje, përderisa ishte sipas skenarit të vrasjeve masive.

🚨Më 24 prill vendoset flamuri Jugosllav në xhaminë e strukarëve.

🚨Më 24 prill është bërë ftesa për mobilizim të dhunshëm i 145 të rinjve tërnocasë.

👉Këta të rinj kishin ftesë të paraqiten në Stadiumin e BSK-së në Bujanoc, ora 16:00 e I priu imam Nexhmedin Saqipi dhe Agim Sulejmani. Në komunën e Bujanocit, ishin ftuar vetëm tërnocasit. Ndërsa, në komunën e Preshevës ishin të ftuar edhe nga të gjithë fshatrat, ku nga ky presion komuna e Preshevës u zbraz në masën më të madhe. Në Tërnoc atë ditë kishin ardhur të rinj nga të gjitha vendbanimet për të mësuar se çfarë po ndodh me mobilizimin.

🚨Më 12 maj është bërë stacionimi I ushtrisë Jugosllave ,në 11 shtëpi ku edhe në fund pas tërheqjes I plaçkitën dhe I demoluan .

🤟për tejkalimin e kësaj kohe të pa kohë, ishte dashur shumë besim, mature, guxim si dhe vendosmëri e vigjilencë.

🤟 Falë stoicizmit të qytetarëve që ditën të organizohen, mobilizohen e solidarizohen, sikur të ishin një shpirt dhe një trup, nën kryetarin e BL-së Galip Beqiri, në periudhën e pa shpresës, u pamundësua dëbimi masiv i shqiptarëve të Luginës dhe nuk iu ofrua asnjë mundësi provokimi për të mundësuar realizimin e skenarit të Ushtrisë Jugosllave.

Andaj, emrat që nuk do të harrohen për këtë skenar të tmerrit e traumës:

🔴Vidoje Milosheviq, Komandant I Kazermës në Bujanoc

🔴Negosav Nikoliq, Gjeneral I Korpusit të Nishit UJ-së.

🔴Ninoslav Krstiq Komandant I Forcës së Përbashkët të Sigurisë

🔴Nebojsha Pavkoviq, gjeneral kolonel Shef I Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së,

🔴Vladimir Lazareviq, gjeneral kolonel I Armatës së Tretë,

🔴Goran Radosavljevic – Guri, gjeneral policie dhe komandant I parë I Xhandarmërisë

🔴Milorad Ulemek Legija kolonel I Njësisë për e Operacioneve Speciale (JSO) “beretat e kuqe”.

🔴Novica Zdravkoviq, shef I MUP-it Vranjë.

COMMENTS