Kryetari i OP të KKSH-së Ragmi Mustafi, ka qenë pjesmarrës i konferencës së Komisionit kundër racizmit dhe intolerancës në kuadër të Këshillit të
Kryetari i OP të KKSH-së Ragmi Mustafi, ka qenë pjesmarrës i konferencës së Komisionit kundër racizmit dhe intolerancës në kuadër të Këshillit të Evropës të zhvilluar në Beograd.
Mustafi është paraqitur me diskutim në këtë sesion, përmbledhjen e të cilit e ka bërë përmes një njoftimi në Facebook:
MË TË DISKRIMINUAR, MË TË PABARABARTË. TË SHTYPUR, MARGJINALIZUAR E DIFERECUAR SE PARA NJË DEKADE
Sot paraqita dëshmitë para Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës të Këshillit Evropës për të denoncuar racizmin, ksenofobisë, intolerancën dhe diskriminimit në bazë të origjinës kombëtare/etnike, shtetësise(pasivizimi), fesë e pabarazive të trajtimit të organizatave fetare dhe mungesës së përdorimit të gjuhës shqipe jo vetëm nga institucionet shtetërore por edhe nga vetë komuna e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Shqiptarët janë më të diskriminuar sot, seç ishin një dekadë më parë. Janë më të pabarabartë, më të shtypur, më të margjinalizuar e më të diferencuar se një dekadë më parë vetëm e vetëm se flasin gjuhë tjetër nga shumica e janë shqiptarë.
Raportova nga “Spastrimi etnik” me pasivizimin e adresave, për mosnjohjen e diplomave nga Kosova, moslejimin e teksteve shqipe për shkollat e mesme, mos integrimi I shqiptarëve në institucionet publike e deri tek mos lejimi i përdorimit të simboleve kombëtare.
Të ftuar ishin edhe bartësit e listave garuese për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Agim Haliti, Enver Memeti dhe Nevzad Lutfiu, por nuk morën pjesë asnjëri.
COMMENTS