HomeUncategorized

Mustafi: Ja çka ka pikatur raporti i Progresit për Serbinë kur janë në pyetje shqiptarët e Luginës

Kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, i cili është edhe këshilltar politik i zv/kryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, ka zbardhur

Daçiq paralajmëron ankesë tjetër dhe kallëzim penal ndaj anëtarit të Këshillit Votues në Tërrnoc
Ku janë, ç’farë po bëjnë?
KKSH memorandum bashkëpunimi me Akademinë “Rrënjët tona”

Kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, i cili është edhe këshilltar politik i zv/kryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, ka zbardhur sot disa pjesë të Raportit të Progresit të BE-së për këtë vit për Serbinë.

Sipas Mustafit, në raport shprehen mangësitë në rrespektimin e të drejtave të shqiptarëve, sidomos në mospërfshirje në institucione por edhe të drejtat civile, siç është çështja e pasivizimit.

Ndër të tjera, Mustafi ka veçuar edhe moszbatimin e Planeve të Veprimit për minoritete por edhe ngecje në lëminë e arsimit.

Këshilltarit të Bislimit i ka bër përshtypje sidomos faqja e 43-të e Raportit të Progresit për të cilën thekson se është hartuar sikur të kishte një autor shqiptar.

Linku i raportit të Progresit për Serbinë në gjuhën angleze:

https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/serbia-report-2024_en

Postimi i Mustafit:

📢 EU Progres :Raporti i Serbisë 2024 dhe të Drejtat e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës .
Raporti i publikuar dje i Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2024 thekson sfidat e vazhdueshme në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, përfshirë komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ndonëse ka një kornizë ligjore në përputhje me standardet evropiane, zbatimi i saj mbetet larg pritshmërive.
📌 Disa nga çështjet kryesore të ngritura përfshijnë:
⏳ Vonimi i planit të veprimit për të drejtat e minoriteteve – Vonesë e papranueshme që kërkon përfshirjen e rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe zbatimin e tyre pa vonesë.
🚨 Kontrollet policore dhe “pasivizimi” i adresave – Shqiptarët e Luginës janë përballur me procedura të paqarta dhe mungesë transparence nga autoritetet.
🤝 Mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike dhe polici – Zbatimi i planit të veprimit për përmirësimin e përfaqësimit tonë është thelbësor për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
📚 Përmirësimi i qasjes në arsim dhe kulturë në gjuhën amtare – Tekstet shkollore në gjuhën shqipe dhe mësimi i gjuhës serbe si gjuhë shtesë mbeten të pamjaftueshme.
✨ Etj. 🇦🇱🤝🇪🇺
P. S. Faqen 43 të raportit e kishin shkruar si me i shkru naj shqiptar 😉 që lobojke.

COMMENTS