Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, e ka pranuar mos transparencën e pushtetit lokal në Bujanoc gjatë kohë që qeveriste edhe sub
Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, e ka pranuar mos transparencën e pushtetit lokal në Bujanoc gjatë kohë që qeveriste edhe subjekti i tij.
Ai ka shpërndarë një tekst të portalit “Bujanovaçke” i cili flet për rradhitjen e komunave në Serbi për nga niveli i transparencës.
Megjithatë, pa u futur në detaje, Mustafi ka shmangur periudhën kur është bërë hulumtimi i indeksit të transparencës për këtë vit.
Poashtu, kryetari i degës së PVD-së, me apo pa dashje, nuk ka përmendur edhe vitet e fundit të pozitave të transparencës, ku për fat të keq, Bujanoci ishte përsëri në fund.
Në bazë të publikimeve të LTI “Transparenca në Serbi” ( shih foto) shihet se Bujanoci nuk ka lëvizur fare nga pozitat e fundit në katër vitet e fundit, dmth në periudhën kur partia e Mustafit ishte pjesë e qeverisjes lokale.
Hulumtimi për këtë vit është bërë në shtator, në kohën kur qeverisja e re kishte vetëm një muaj në detyrë, por kjo nuk e amniston aspak atë që nga viti i ardhshëm të përmirësojë rejtingun e kësaj komune në transparencë.
Dihet botërisht se një nga predispozitat e donatorëve për të mbështetur ndonjë projekt apo e investitorëve potencial ka të bëj në radhë të parë me transparencën.
Mustafi e di këtë fare mirë, ndërsa i përket edhe atij, duke qenë këshilltar në Kuvendin Komunal ( në mungesë të iniciativave eventuale nga pushteti) të propozojë politika që përkojnë me rritjen e transparencës.
COMMENTS