HomeAktuale

Mustafi dënon gjuhën ofenduese të kryepolicit, Aleksandar Vullin

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj gjuhës së kryepolicit serb, Aleksandar Vullin, i cili vazhdon që shqiptarët t'i quaj me termin

Musliu takohet me kryeparlamentarin Konjufca
Kamberi bënë homazhe në Krushë të madhe
Arifi tek ministri kosovar i shëndetësisë

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj gjuhës së kryepolicit serb, Aleksandar Vullin, i cili vazhdon që shqiptarët t’i quaj me termin ofendues “šiptari”.

Postimi i Mustafës:

Pra, gjuha ofenduese ndaj shqiptarëve përveç se është instrumentalizuar, është bërë e zakonshme. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, përdor lirshëm termin ofendues e kriminalizues “Siptari”.

E njëjta ministri që po vazhdon pasivizimin e adresave duke fshirë shqiptarët, e duke mohuar të drejtat themelore të njeriut!

Në vend të avancojë në implementimin e të drejtave të njeriut, dhe gjithëpërfshirjen, kjo ministri po thellohet edhe më tepër në gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve!

Respektimi i pakicave është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Pranimi i tjetrit është parakusht i një shoqërie demokratike. Aty edhe i kanë arsyet pse nuk pranohen me të drejtë në Bashkimin Evropian.

Shqiptarët nuk kanë faj pse Qeveria e Serbisë nuk ka kapacitete demokratike. Pse shqiptarët nuk e ndjejnë me të drejtë Serbinë si shtet të tyre. Adresa është në Beograd. Në Qeverinë e Serbisë. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në Ministrin Vullin.

COMMENTS