HomeShoqëri

Mustafa nikoqir i delegacionit nga Emiratet

Një delegacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga përfaqësues të ministrive përkatëse, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Bujano

Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Jugosllavia dhe Drama e Kosovës (Pjesa 2)
20 vjet nga ofenziva e madhe e UÇPMB-së
Euro deputetët i shkruajnë Qeverisë së Serbisë për shqiptarët e Luginës

Një delegacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga përfaqësues të ministrive përkatëse, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Bujanocit, ku është njohur nga afër me projektin për rinovimin dhe modernizimin e administratës komunale.

Kryeshefi i Administratës Komunale, Selami Mustafa, ka pritur delegacionin dhe i ka informuar përfaqësuesit e tij mbi hapësirat e Qendrës së Asistencës në objektin e komunës, ku do të realizohet projekti i modernizimit.

Sipas Mustafës, Komuna e Bujanocit është përzgjedhur ndër nëntë komunat në nivel vendi që do të përfitojnë nga ky projekt, i cili synon përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët.

Ai theksoi se investimi do të krijojë kushte më të mira dhe më funksionale për administratën komunale, duke mundësuar shërbime më cilësore dhe më të shpejta për qytetarët.

Realizimi i projektit pritet të nisë së shpejti, ndërsa financimi i tij do të sigurohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

COMMENTS