Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka takuar ambasadoren e Britanisë së Madhe në Beograd si dhe përfaqësuesit e zyrës së Komis
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka takuar ambasadoren e Britanisë së Madhe në Beograd si dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisarit të Lartë për Pakicat Nacionale nga Haga.
Lidhur me takimet në fjalë, Mustafa ka postuar këtë njoftim në Facebook:
ZBATIMI I MARRËVESHJEVE MES PËRFAQËSUESVE POLITIK E INSTITUCIONAL TË SHQIPTARËVE ME QEVERINË E SERBISË MBETEN NË FOKUS
Pasivizimi i adresave dhe humbja e të drejtës për t’u pajisur me dokumente të identifikimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nënpërfaqësimi i tyre nëpër institucionet republikane, mosnjohja e diplomave universitare nga Republika e Kosovës të rinjve shqiptarë në Luginë, moszhvillimi ekonomik i këtij rajoni me varfërinë ndër më të lartat në Serbi, centralizimi I shtetit ka përjashtuar pjesëmarrjen e komuniteteve në jetën institucionale; ishin disa nga temat që I biseduam me Ambasadoren e Britanisë së Madhe, Sh. S Sian MacLeod!
Intensifikimi I komunikimit me përfaqësuesit nga bashkësia ndërkombëtare janë në kërkim të zgjidhjeve të munguara për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive.
Gjithashtu, takimi me përfaqësuesit e zyrës së Komisarit të Lartë për Pakicat Nacionale nga Haga i njoftuam në detaje pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Nevoja për rikthimin e vëmendjes së institucioneve ndërkombëtare në Luginën e Preshevës është jetike për shqiptarët në këtë rajon. Kërkesa për zbatimin e marrëveshjeve të Qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës mbetet në fokus.
COMMENTS