HomeUncategorized

Mustafa: Në raport edhe shkeljet e konstatuara nga KKSH

Komisioni Evropian së fundmi ka publikuar Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021. Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragm

Bujanoci binjakëzohet me Gjirokastrën
Sa vjet i bëri Nagip Arifi ?
Mbahen garat komunale të recitimeve në Preshevë, këta janë fituesit (foto)

Komisioni Evropian së fundmi ka publikuar Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, në Raport janë evidentuar edhe shumë shkelje për të cilat institucioni që ai drejton ka tërhequr vërejtjen prej kohësh.

Postimi i Mustafës:

RAPORTI I PROGRESIT PËR SERBINË 2021 LISTON SHKELJET E KONSTATUARA NGA KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2021 I ka kushtuar vëmendje të posaçme pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe përfshirë në këtë raport një sërë çështjesh të cilat Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka ngritur vazhdimisht në takimet e me zyrtar ndërkombëtar.

Raporti ka listuar shkeljet serioze sa I përket jetësimit të të drejtave fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë,nevojën që të vazhdohet procesi i sigurimit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione.

Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson rekomandimin e Bashkimit Evropian për krijimin e një data bazë të qëndrueshme të të dhënave kornizë, si dhe për afishimin e marrëdhënieve ndëretnike, duke marrë parasysh nevojën për t’u përfshirë në shoqëri përmes përfshirjes së pakicave kombëtare.

Megjithatë kërkohet të avancojë në përmirësim të prekshëm të ushtrimit efektiv të të drejtave individuale që u përkasin pakicave kombëtare.

Vlerësojmë po ashtu shqetësimin lidhur me transmetimin e programeve mediatike në gjuhët e pakicave I cili mbetet I brishtë dhe I varur nga financimi.

Vlen të theksohet se është nënvizuar mos implementimi i marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, sikur që inkurajon arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Raportin e Progresit për Serbinë mund ta lexoni në vegëzën e mëposhtme:

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/serbia-report-2021_en

COMMENTS