HomeAktuale

Mustafa & Kamberi: Kèrkojmè qarkullim tè lirè nè kufi dhe shèrim nè Kosovè

Kryetari i Kèshillit Kombètar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, me anè tè njè letre, kanè kèrkuar nga institucionet e Ko

Fakulteti ekonomik i hapur për studentët e ardhshëm
Ambasadorët Hill dhe Braathu në takim me kryetarin Arifi (video)
Çfarë u kërkohet qytetarëve të Bujanocit?


Kryetari i Kèshillit Kombètar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, me anè tè njè letre, kanè kèrkuar nga institucionet e Kosovès qarkullim tè lirè pèr qytetarèt nga Lugina nè pikat kufitare dhe trajtim mjekèsorè nè spitalet e atjeshme, transmeton FOLonline.
Pèr detajet e letrès flet postimi i kryetarit tè KKSH, Ragmi Mustafa.

Postimi i plotè i Mustafès:

LUGINA E PRESHEVËS TË PËRJASHTOHET NGA KËRKESA E TESTEVE NË KUFIJTË E KOSOVËS

Sot, nëpërmjet një shkrese të përbashkët me deputetin popullor, z.Shaip Kamberi, në adresë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Avdulla Hoti; Ministrit të Shëndetësisë, z.Armend Zemaj dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, z.Naser Ramadani; kërkuam përjashtimin e Luginës së Preshevës nga kufizimet e reja të paralajmëruara për hyrje dhe dalje në kufijtë e Kosovës me vendet fqinje.
Kërkesa për teste nënkupton de fakto mbylljen e kufirit për qytetarët e Luginës e Preshevës, meqë pjesa dërmuese prej tyre, nuk mund t’i sigurojnë ato. Përveç përjashtimin nga mbyllja e kufijve me Luginën e Preshevës në pikat kufitare në Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare, kemi kërkuar po ashtu të mundësohet trajtimi i të infektuarve me Covid-19 nga Lugina e Preshevës në institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, që në këtë situatë është jetike për shqiptarët e Luginës për shkak të urgjencës shëndetësore.
Lugina e Preshevës është duke u përballur së fundi me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë me përhapjen e Covid-19. Numri i të infektuarëve po rritet çdo ditë.
Për arsye të njohura, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës frikësohen se mund të marrin trajtim dhe shërbim të duhur shëndetësor në spitalet rajonale, si ai i Vranjës dhe i Leskocit, ku edhe nuk ka pothuajse fare shqiptarë të punësuar.
Gjithashtu, tashmë ekonomia e dërmuar në Luginën e Preshevës ka pësuar goditje të rëndë nga masat e ndërrmara nga Republika e Serbisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qarkullimi i njerëzve dhe mallrave nga Lugina e Preshevës në Kosovë ndihmon sadopak edhe ekonominë vendore. Pra, mbyllja de fakto e kufirit e Republikës së Kosovës me Luginën e Preshevës do ta thellojë edhe më shumë katastrofën humanitare, shëndetësore dhe ekonomike të Luginës së Preshevës.

COMMENTS