HomeNë fokus

Musliu pritet në Bashkinë e Gjirokastrës

Zv/ kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, është pritur në Bashkinë e Gjirokastrës nga kryebashkiaku, Flamur Golemi. Postimi i Musli

NUNS: Komuna e Bujanocit t’i mundësojë gazetarëve raportimin e pa penguar për çështjet e informacioneve të rëndësisë publike
Arifi-Mitroviq përsëri kokë më kokë rreth koalicionit
Amari pajiset me teknologji më bashkëkohore

Zv/ kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, është pritur në Bashkinë e Gjirokastrës nga kryebashkiaku, Flamur Golemi.

Postimi i Musliut:

Gjatë vizitës në Bashkinë e Gjirokastrës, zhvilluam një takim miqësor me Kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës z.Flamur Golemi, me të cilin bashkëbiseduam për bashkëpunime në disa fusha të përgjegjësive tona, kryesisht në fushën e kulturës.

Bashkia e Gjirokastrës gjatë vitit të ardhshëm do të vjen në Bujanoc me një donacion librash për bibliotekat tona, si dhe me disa shfaqje kulturore e artistike.

Kryetarin z.Golemi e falënderova për mbështetjen dhe në shenjë mirënjohjeje i dhurova një pikturë me motiv pejsazhin e Liqenit të Bujanocit.

Gjithashtu një takim konstruktiv zhvilluam me Prof.Dr.Bektash Mema, rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, i cili na ofroi për të gjithë studentët e Luginës të cilët zgjedhin këtë universitet për studime, studimet dhe banimin pa pagesë, si dhe bursa vjetore për studentët e dalluar.

Rektorin e falënderova për këtë mundësi që po i jep të rinjve tanë, një shans për të përfituar nga ky tempull i dijes si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona.

COMMENTS