HomePolitikë

Mungesë kuorumi: Ndërpritet seanca e KK të Bujanocit

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Bujanocit është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit. Derisa në rend dite ishte pika për raportin f

Seanca e 13 e Këshillit Komunal të Bujanocit
Drejtori i Emergjencës pranë QKUK-së qëndron në Bujanoc
Në çerdhen “Gëzimi ynë” edhe dy paralele në gjuhën shqipe?

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Bujanocit është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

Derisa në rend dite ishte pika për raportin financiar të barnatores së qytetit u konstatua se në sallë nuk ekziston shumica e nevojshme e këshilltarëve për të vazhduar punimet, shkruan FOLonline.

Në këtë seancë kanë munguar këshilltarët e Lëvizjes së Progresit Demokratik e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Edhepse ishin prezent në fillim të seancës, në pikën e tretë të rendit të ditës atë e braktisën edhe këshilltarët e partisë opozitare shqiptare Alternativa për Ndryshim.

Ndërkohë, edhe këshilltarët e subjekteve serbe të cilat sot u shfaqën në kuvend, pas një pauze të thirur nga kryetari Enver Ramadani, nuk u kthyen më në ulëset e tyre.

Se a ka humbur shumica qeverisëse në Bujanoc apo bëhet fjalë për ndonjë mospajtim të çastit brenda subjekteve të koalicionit mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

COMMENTS