HomeNë fokus

Mulla “Sula”: 800 të rinj po presin viza, kjo është alarmante për vendin tonë

Imami i Xhamisë së Mesme në Tërnoc, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Mulla ef. Sulejman Fejzullahu, “Hytben e

Këto janë variantet që Kamberi të zgjedhet deputet
Qeveria e Serbisë zvoglon buxhetin për Luginë, Kamberi hedh dyshime se kjo ta bëjë me donacionin e Kosovës
Grafitet në Bujanoc, reagon Rexhepi

Imami i Xhamisë së Mesme në Tërnoc, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Mulla ef. Sulejman Fejzullahu, “Hytben e Xhumasë “ i’a ka kushtuar migrimit të të rinjëve drejt Gjermanisë.

Sulejmani këtë dukuri e ka quajtur mjaft shqetësuese duke shfaqur frikën se ky vend do të mbetet pa rini.

“Po flitet se 800 persona janë duke pritur viza, këto janë shifra alarmante, do të bëhemi Medvegjë e dytë”, u shpreh Sulejmani.

Ai shtoi se dikush vërtetë ka nevojë të shkojë për bukën e gojës por shumica po  ikin gjoja se për një jetë më të mirë.

Imami Fejzullahu tha se ndër dispozitat fetare është edhe dashuria ndaj atdheut dhe ruajtja e tij.

“Çka do të na duhet ky vend pa rini “, parashtroi pyetjen Fejzullahu.

Me këtë rast, ai kujtoi edhe përzënien e profetit Muhamed s.a. nga Meka duke theksuar se tërë kohën ka ëndërruar se si një ditë do të kthehet në vendlindje, gjë e cila edhe ndodhi.

 

COMMENTS