HomeSport

Modernizohet zhveshtorja në KF Tërnoci

KF Tërnoci ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë ndaj Komunës së Bujanocit për dhurimin e ulëseve të reja, një kontribut i cili ka ndrys

Rrugëtimi i një simboli: Nga Air Albania stadium deri tek muzeu i Komandant Lleshit
Arifi në takim me shefin e zyres ndërlidhëse të OSBE-së
DEKLARATË E KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ

KF Tërnoci ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e thellë ndaj Komunës së Bujanocit për dhurimin e ulëseve të reja, një kontribut i cili ka ndryshuar dukshëm pamjen e zhveshtores së mysafirëve. Sipas njoftimit të klubit, kjo hapësirë tashmë është bërë më e rregullt, më funksionale dhe më mikpritëse, ashtu siç ka qenë gjithmonë tradita dhe kultura sportive e Tërnocit.

Ky investim llogaritet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve infrastrukturore të klubit. Nga ekipi theksojnë se puna nuk ndalet këtu – shumë shpejt pritet të fillojnë edhe punimet në zhveshtoren vendase, me synimin që ajo të shndërrohet në një hapësirë moderne, të denjë për futbollistët e KF Tërnocit.

“Me ulëset e reja, zhveshtorja e mysafirëve ka marrë një pamje më të ngrohtë dhe praktike. Së shpejti fillojmë edhe me rregullimin e zhveshtores vendase për t’i krijuar kushte më të mira djemve tanë”, u shpreh klubi.

KF Tërnoci vazhdon të jetë një ndër qendrat e rëndësishme të sportit në Luginë, duke promovuar sportin, rininë dhe frymën e bashkëpunimit.

COMMENTS