HomePolitikë

Me vendim politik për parandalimin e shqiptarëve në parlament

Shtabi Zgjedhor i PVD-së e ka quajtuar  politik vendimin e mbrëmshëm të Komisionit Republikan Zgjedhor i cili hodhi poshtë ankesat për përsëritjen

Bujanoci përfiton 5000 euro nga Shqipëria
Dy dekadat e LPD-së
Pajaziti kërkon mobilizim të plotë në parti: ” Erdhi koha ta kërkoni hakun që ju takon “

Shtabi Zgjedhor i PVD-së e ka quajtuar  politik vendimin e mbrëmshëm të Komisionit Republikan Zgjedhor i cili hodhi poshtë ankesat për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në Bujanoc.

Në një kumtesë për opinion, ky shtab ka paraqitur disa elemente të cilat i konsideron si dëshmi të forta duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e deputetëve por që nuk e bindën KRZ-në.

Në fund të kumtesës thuhet se  Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të vazhdojë betejën për drejtësi edhe në instancën e fundit, në Gjykatën Administrative,

Njoftim për Opinion

Komisioni Republikan Zgjedhor, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka refuzuar ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në komunën e Bujanocit.

Edhe pse bëhet fjalë për shkelje të rënda ligjore, KRZ zgjodhi vendimin politik para vendimit profesional.

Nuk ka mjaftuar as procesverbali i policisë për mbylljen e vendvotimit numër 13 dy orë para skadimit të kohës për votim e as dëshmitë e deklaratat e votuesëve që iu ka pamundësuar realizimi i të drejtës së votës.

Për KRZ, madje, nuk ka vlejtur as Neni 116, pargrafi 1, pika 3, Neni 92, pika 4., Neni 115, paragrafi 1, pika 1 të Ligjit për zgjedhjet për deputet popullor.

Për KRZ, në mbledhjen e mbrëmshme ka vlejtur vetëm një gjë: numrat dhe mbivotimi.

Jo për rrespektimin e Ligjit në fuqi por për realizimin e një nismë tanimë të njohur politike.

Për Parlamentin pa shqiptarë.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të vazhdojë betejën për drejtësi edhe në instancën e fundit, në Gjykatën Administrative, si stacionin e fundit për realizimin e kësaj të drejte të mohuar.

Opinioni do të njoftohet me kohë për të gjitha ndodhitë rreth rrjedhës së këtij procesi.

Shtabi zgjedhor i PVD

COMMENTS