HomeEditorial

Mbyllja e tregut: Arifi ka rënë pre e presionit të atyre që i kanë pagat mbi 100 mijë dinarë

  Koment Redaksional Mbyllja e tregut: Arifi ka rënë pre e presionit të atyre që i kanë pagat mbi 100 mijë dinarë Që nga shpërthimi

Mustafi: Shqiptarët më të diskriminuar se para një dekade
“Bujanoci si Las Vegasi”
Arifi: E organizuar apo rastësi le të mbetet në ndërgjejen e atij!

 

Koment Redaksional

Mbyllja e tregut: Arifi ka rënë pre e presionit të atyre që i kanë pagat mbi 100 mijë dinarë

Që nga shpërthimi i epidemisë me virusin Korona, FOLonline ka prezantuar në secilën mbledhje të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme.
Kështu ka ndodhur edhe në dy takimet e fundit të cilat u kryesuan nga Nagip Arifi i cili pas zgjedhjes në pozicionin e kryetarit të komunës është edhe komandant i këtij shtabi.
Dhe që nga zgjedhja e Arifit por edhe në periudhëën e qeverisjes së Shaip Kamberit nga anëtarët e shtabit janë dëgjuar propozime për shtrëngimin e masava anti -Covid, të cilat në shumicën e rasteve dukeshin qesharake e bile edhe apsurde.
Në seancën paraprake ka pasur propozime që komuna të shpall orë policore.
Paramemdoni logjiken e propozuesit, thua se në ingerencat e komunës është shpallja e orës policore.
Ndërsa në dy seancat e fundit me ngulm është propozuar mbyllja e tregjeve.
Në seancën e fundit, ku prezent ishte edhe anëtari i Shtabit Republikan të Krizave, epidemiologu, Branisllav Tiodoroviq, kryetari i komunës e hodhi në votim propozimin për mbylljen e tregjeve, gjë që edhe u miratua.
Nga ajo që kam vërejtur, dukej se kryetari Arifi nuk ishte ithtar i mbylljes së tregjeve por më tepër ra pre e presioneve të anëtarëve të Shtabit.
Është e vërtetë se tregu mund të jetë burim infeksioni me virusin Korona ngase njerëzit nuk i përmbahen masave sa duhet, por ndoshta ka mundur të gjindet zgjidhja.


Ka mundur që mos t’u lejohet hyrja në treg as shitësve e as blerëseve pa maskat mbrojtëse, vetëm se është dashur pak më tepër angazhim i inspektoriatit.
Kriza si pasojë e pandemisë po thellohet gjithnjë e më shumë, ndërsa ka njerëz të cilët burim të vetëm ekzistence e kanë patur tregun, përfshirë këtu edhe kultivuesit e prodhimeve bujqësore.
Po kush janë anëtarët e Shtabit Komunal ?
Janë edhe disa përgaqësues të cilët nuk i delegon komuna: Shtëpia e shëndetit, Kryqi i Kuq, Stacioni i Veterinarisë, Policia, Zjarrëfiksët…
Drejtuesit e të cilave kanë paga dhe mëditje të majme, zhurmaxhi në takimet Shtabit dhe që mesiguri nuk e çajnë kokën nëse dikujt u kalben specat ose domatet…

COMMENTS