HomeAktuale

Këshilli Komunal i Bujanocit aprovon buxhetin për vitin 2026 

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit ka miratuar buxhetin për vitin 2026, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1.430.000.000 dinarë. Vendimi

Edhe pesë raste të reja me Koronë në Bujanoc
Fillon dezinfektimi në komunën e Bujanocit
Kryetari Pajaziti uron për ardhjen e mërgatës

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit ka miratuar buxhetin për vitin 2026, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1.430.000.000 dinarë. Vendimi është marrë në kuadër të seancës së 26, ku u shqyrtua dhe u aprovua edhe Plani i shpenzimeve sipas programeve, për periudhën 01.01.2026 – 31.12.2026.

Sipas planit të miratuar, shpërndarja e mjeteve buxhetore sipas programeve është si vijon:

  • Banimi, urbanizmi dhe planifikimi hapësinor – 18.990.000 dinarë
  • Veprimtaritë komunale – 90.000.000 dinarë
  • Zhvillimi ekonomik lokal – 16.480.000 dinarë
  • Zhvillimi i turizmit – 20.022.200 dinarë
  • Bujqësia dhe zhvillimi rural – 10.000.000 dinarë
  • Mbrojtja e mjedisit jetësor – 26.911.892 dinarë
  • Organizimi i trafikut dhe infrastruktura rrugore – 119.635.000 dinarë
  • Arsimi parashkollor – 205.728.100 dinarë
  • Arsimi fillor – 173.104.760 dinarë
  • Arsimi i mesëm – 60.055.741 dinarë
  • Mbrojtja sociale dhe e fëmijëve – 44.109.865 dinarë
  • Mbrojtja shëndetësore – 30.650.000 dinarë
  • Zhvillimi i kulturës dhe informimit – 147.760.800 dinarë
  • Zhvillimi i sportit dhe rinisë – 11.516.000 dinarë
  • Shërbimet e përgjithshme të vetëqeverisjes lokale – 388.137.199 dinarë
  • Sistemi politik i vetëqeverisjes lokale – 66.879.900 dinarë.

Totali i buxhetit të miratuar: 1.429.981.457 dinarë.

Këshilli Komunal po sot ka aprovuar edhe vendimin për shpërndarjen e mjeteve për investime nga Trupi Kordinues për vitin 2026 në vlerë prej 93.600.000 dinarë.

Në seancën e sotme është aprovuar edhe programi i punës së Këshillit Komunal për vitin 2026.

Përveç tjerash, Këshilli Komunal ka aprovuar edhe planet financiare me programet e punës të ndërmarrjeve publike ku themelues është komuna.

Të gjitha vendimet e sotme për të qenë të plotfuqishme duhet të marrin dritën jeshile të Kuvendit Komunal, seanca e të cilit është paraparë për datën 30 dhjetor.

COMMENTS