HomeNë fokus

MBAHET MBLEDHJA E PARË E GRUPIT TË POSAÇËM TË PUNËS PËR INTEGRIMIN E SHQIPTARËVE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE

Foto: Trupi Kordinues „Është zhvilluar takimi i parë ku është krijuar Grupi i Posaçëm Punues për integrimin e shqiptarëve nga hapësirat komunav

Homazhe tek lapidari (foto)
Aksident në hyrje të Tërnocit, një person i lënduar (foto&video)
Kryeministri Kurti tërë ditën në shërbim të politikanëve të Luginës, ja këshillat e tij për pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc

Foto: Trupi Kordinues

„Është zhvilluar takimi i parë ku është krijuar Grupi i Posaçëm Punues për integrimin e shqiptarëve nga hapësirat komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në institucionet shtetërore ndersa është diskutuar për planet, detyrat dhe fushëveprimin e këtij grupi punues“, njofton Trupi Kordinues, transmeton FOLonline.

„ Në punën e këtij grupi punues përveç përfaqësuesve të të gjitha institucioneve shtetërore që morën pjesë në Dialogun Social me temën e Përfaqësimit/integrimit në institucionet shtetërore, do të marrë pjesë edhe një ekspert i pavarur.  Meqenëse eksperti do të angazhohet me mbështetjen financiare të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të BE-së në Serbi, ai do të fillojë punën në këtë Grup të Posaçëm të Punës në mesin e majit të këtij viti.

Në takim morën pjesë  përfaqësues të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Punës, Çështjeve sociale dhe të veteranëve, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Misionit të OSBE-së në Serbi si vëzhgues.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, duke siguruar përfaqësuesit e të gjitha organeve shtetërore se ekziston një vullnet i fortë politik për zgjidhjen e të gjitha kërkesave që lidhen me integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Grupi i posaçëm punues është formuar në përputhje me procedurat obligative pas Dialogut të dytë Social në kuadër të temës – Përfaqësimi/integrimi në institucionet shtetërore, të mbajtur më 11 mars të këtij viti në Bujanoc“, thuhet në njoftimin e Trupit Kordinues.

Foto: Trupi Kordinues

COMMENTS