HomePolitikë

Këto janë variantet që Kamberi të zgjedhet deputet

Procesi zgjedhor i 3 prillit në Serbi akoma nuk ka përfunduar. Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka publikuar rezultatet në bazë të 99,5 për qi

Arifi: “Ditët e gjykatës” meritë e APN-së
Reagon Kamberi: Padia politike, flamuri nuk ndryshon, angazhimi i Mustafës po i pengon dikujt
Nënshkruhet kontrata prej 8 milionë me Ministrinë e Novica Tonçevit

Procesi zgjedhor i 3 prillit në Serbi akoma nuk ka përfunduar.

Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka publikuar rezultatet në bazë të 99,5 për qind të vendvotimeve dhe gati përqindjes së njejtë për trupin votues, shkruan FOLonline.

Këto të dhëna, Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës për momentin e lënë jashtë përbërjes së re të parlamentit serb.

Megjithatë, procedurat thonë se vetëm pas shpalljes së rezultateve zyrtare do të dihet saktë edhe ndarja e 250 mandateve të legjislativit të ri.

Çka dihet deri më tash?

KRZ deri më tash ka vendosur që zgjedhjet parlamentare të përsëriten në 54 vendvotime ndërsa si ditë për votim është caktuar e shtuna e 16 prillit.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka paraqitur ankesa për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime të komunës së Bujanocit.

Që të dyja ankesat janë refuzuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit, që është organ i shkallës së parë, kështu që Koalicioni ka parashtruar ankesë në Komisionin Republikan Zgjedhor, që paraqet shkallën e dytë në këtë proces.

Eventualisht, nëse edhe KRZ hedh poshtë ankesën e KSHL-së atëherë si shkallë e fundit mbetet ankesa në Gjykatën Administrative.

Mundësitë për fitimin e mandatit

Mundësia më e lehtë është që ndonjëri nga organet, KRZ apo Gjykata Administrative t’i aprovojnë ankesat e KLSH-së dhe të përsëriten zgjedhjet në dy vendvotime në Bujanoc.

Kur kësaj i shtohet edhe përsëritja e zgjedhjeve në fshatin Buhiq të Preshevës atëherë gjasat për të siguruar një mandat do të ishin mëse reale.

E gjithë kjo poqëse elektorati shqiptarë në mënyrë masive do të kishte votuar listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Me një fjalë, me këtë variant shqiptarët do ta kishin fatin në duart e veta kur është në pyetje përfaqësimi në parlament.

Mundësia e dytë ka të bëjë me votat që do t’i merrte Koalicioni në 54 vendvotime në brendi të Serbisë ku do të pasojë përsëritja e zgjedhjeve e ku të drejtë vote kanë diç më shumë se 32.000 votues.

Mundësia e dytë është ngushtë e lidhur me mundësinë e tretë.

Votat e siguruara për Koalicionin e në anën tjetër dalja e ulët e trupit votues që është karakteristikë e zakonshme kur përsëriten zgjedhjet.

Dy mundësitë e fundit (e dyta dhe e treta) vijnë në konsideratë vetëm në rast se KRZ apo gjykata refuzojnë ankesat e KLSH-së.

Sido që të jetë, deri tek çertifikimi i rezultateve ka edhe ca gjëra matematikore e statistikore. Këtu bëjnë pjesë formulat për ndarjen e mandateve dhe „bonusi“ prej 35 përqind për listat e pakicave.

 

 

 

 

COMMENTS