HomeAktuale

Lutfiu takohet me ambasadorin amerikan

Kryetari i KKSH, Nevad Lutfiu, ështê takuar në Beograd me ambasadorin e SHBA në Serbi, Kristofer Hill. Për temat e takimit, Lutfiu është shpreh

KSHL:Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik
Kufiri i “Mollës së kuqe ” tash ka mbet Presheva
A është afër marrëveshja LPD, PD, PVD, “Dr.Dejan”?

Kryetari i KKSH, Nevad Lutfiu, ështê takuar në Beograd me ambasadorin e SHBA në Serbi, Kristofer Hill.

Për temat e takimit, Lutfiu është shprehur përmes Facebookut:

Me ftesë të ambasadës amerikane në Beograd, e zhvilluam një takim përmbajtësor me ambasadorin e SHBA z.Christopher R. Hill.
Diskutuam për planin 7 pikësh, për mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe për gjendjen e shkollave shqipe.
Në lidhje me planin 7 pikësh theksova se nëse ky plan nuk fillon të zbatohet shpejt, nesër mund të mos ketë kuptim zbatimi i tij, për shkak të ikjes së kuadrove.
Ngrita shqetësimin se për shkak mosnjohjes së diplomave të Kosovës institucionet do të kenë probleme me plotësimin e vendeve të punës.
Edhe ambasadorit Hill ia paraqita gjendjen e shkollave shqipe në Luginën e Preshevës, përmes fotografive.
Me ambasadën amerikane do të jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe për tema tjera.

COMMENTS